• |
ide | kryesore

Alica Schmidt, ‘atletja më seksi në botë’, sfidon Erling Haaland për një garë: “Në 400 metra të mund”

-Instant, Sport
Alica



Gruaja e quajtur “atletja më seksi në botë” ka thirrur yllin e Manchester Cityt, Erling Haaland në një garë – pasi ka siguruar fitoren në Kupën e Botës. Alica Schmidt, e cila ka fituar dy medalje evropiane për të rinjtë në stafetën 4×400 m, është edhe modele, me 4.3 milionë ndjekës në rrjetet sociale Instagram dhe është në listën e Forbes 30 Under 30.

Norvegjezi me këmbë “të nxehtë” Haaland, shënoi 52 gola në 53 paraqitje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar. City fitoi tripletën, i ndihmuar nga ritmi, fuqia dhe përshpejtimi i tij mbresëlënës, që e pa atë shpesh mbi 22.5 mph sezonin e kaluar.

Por Schmidt, 24 vjeçare, e cila konkurroi për Gjermaninë në Kampionatin Botëror në vazhdim në Budapest, mendon se mund ta mposhtë sulmuesin shpërthyes në garën e saj të preferuar të 400 metrave. Megjithëse ajo pranon se do ta kishte ‘më të vështirë’ në 200 metra.

Lexo më tej: Haaland, foto që po çmend tifozët: nga ‘skilipec’ në ‘Hulk’ në vetëm dy muaj

Ajo kohët e fundit vendosi një rekord personal në 400 m prej 52.18 sekondash (mesatarisht rreth 17 mph) dhe e ka projektuar veten kundër Haaland. Norvegjezi shtatlartë nuk ka kthyer ende përgjigje, por do ishte një garë e bukur për tu parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *