• |
ide | kryesore

Aksidenti rrugor i merr jetën rekormendit të maratonës: fatin tragjeik të Kiptum e pati edhe trajneri i tij

Sport
Kiptum



Keniani Kelvin Kiptum, 24 vjeç, mbreti i maratonës, humbi jetën në një aksident automobilistik, së bashku me trajnerin e tij ruandez Gervais Hakizimana. Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën nga Kaptagat për në Eldoret. Sipas rikonstruksioneve fillestare, vetë Kiptum ishte në drejtim të makinës dhe asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë në aksident. Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe autoritetet lokale. Trupat u transportuan në morgu në Eldoret, qyteti i pestë më i populluar në Kenia. Kiptum ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, 4 dhe 7 vjeç.

KUSH ISHTE KIPTUM

I lindur në Distriktin Keiyo, në Kenia, më 2 dhjetor 1999, Kelvin Kiptum arriti rekordin botëror në gjysmëmaratonën e Valencias në vitin 2018. Në të njëjtin qytet ai bëri debutimin e tij në maratonë më 4 dhjetor 2022, duke arritur menjëherë sukses me kohën 2h01’53”. Në këtë mënyrë, ai u bë njeriu i tretë më i shpejtë në histori (pas Eliud Kipchoge dhe Kenenisa Bekele) në distancë. Më 23 prill 2023 në Londër, në maratonën e tij të dytë ai fitoi dhe përmirësoi më tej kohën e tij duke vrapuar në 2h01’25”. Pesë muaj më vonë ai u përsërit në Çikago, duke u bërë protagonist i një shfaqjeje me të cilën rrëmbeu rekordin botëror, duke vrapuar me kohën 2h00’35”.

REKORDI I RI E OLIMPIADA E PARISIT

Kiptum kishin objektiva të qarta për vitin 2024 dhe ato ishin ambicioze. Të thyente barrierën dy-orëshe mbi 42 km në rrugëtimin e shpejtë të Roterdamit më 14 prill. Pra, verën e ardhshme, ai do të kishte qenë favoriti i qartë për medaljen e artë olimpike në Paris. Një karrierë që do të kishte qenë edhe më e jashtëzakonshme, por që u ndërpre nga aksidenti i tmerrshëm rrugor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *