• |
ide | kryesore

Dhunë në familje, vihen në pranga dy persona në Tiranë

Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për dhunë në familje.

Sipas policisë mësohet se një 57-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu është ndaluar edhe një 55 -jeçar i cili ishte dënuar më parë me një vit burg për dhunë në familje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. A., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin N. D., 55 vjeç, banues në fshatin Lundër, Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *