• |
ide | kryesore

Makineri lojërash për fëmijë pa leje, procedohet 20-vjeçari

Lajme, Të fundit



Në Dhërmi, është proceduar penalisht 20-vjeçari me inicialet K.M, pasi kishte vënë pa lejen e organeve përkatëse, 4 makineri për lojëra për fëmijë.

Njoftimi i Policisë: Dhërmi/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.

Operacioni, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe të pushtuara në kundërshtim me ligjin, për aktivitete fitimprurëse.

Kishte vënë në shëtitoren e Dhërmiut, makineri për lojëra për fëmijë, pa autorizim nga organet kompetente, procedohet penalisht 20-vjeçari, si dhe sekuestrohen makineritë.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera ndaj operatorëve ekonomikë që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në vijën bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u evidentua dhe u godit një tjetër rast i pushtimit të hapësirave në plazhe, në kundërshtim me ligjin.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 20 vjeç, banues në Dhërmi, pasi në shëtitoren e Dhërmiut, kishte vënë pa leje nga organet kompetente, 4 makineri për lojëra për fëmijë, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *