• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Grabitet një biznes në Astir, 2 persona në pranga

Arkiva, Lajme, Të fundit
persona



Policia e Tiranës dha detaje për një grabitje të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. 2 persona thyen derën e një biznesi privat duke marrë prej tij një shumë parash dhe sende me vlerë. Si rezultat i një operacioni të koduar “Brake” u arrestuan shtetasit Sh. G., 29 vjeç dhe A. Ç., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 persona kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në një biznes në rrugën “Teodor Keko”.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit A. Ç., u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive. Po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *