• |
ide | kryesore

Ndihma ekonomike 5800 lekë në muaj për familje, 3 herë më pak se kufiri i varfërisë relative

Lajme, Të fundit



Megjithë rritjen e arkëtimeve buxhetore dhe presionet që po krijojnë çmimet e larta në familjet e varfra, masa e ndihmës ekonomike për familje në vitin 2023 ishte shumë më e ulët se kufiri i varfërisë relative të përcaktuar nga Banka Botërore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 4-mujorin e parë të vitit 2023 rreth 64 mijë familje u trajtuan me ndihmë ekonomike nëpërmjet një fondi prej 1.5 miliardë lekësh. Pagesa mesatare mujore për familje ishte 5,866 lekë në muaj ose rreth 61 dollarë.

Kjo shumë është 3.2 herë me ë ulët se kufiri i varfërisë relative 6.7 dollarë në ditë për persona që përdor Banka Botërore për matjen e fenomenit në vendin tonë.

Përveçse ndihma ekonomike këtë vit është shumë më e ulët se kufijtë e varfërisë, masa e mesatare e përfitimit ishte edhe më e ulët se e vitit të kaluar.

Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, pagesa nga ndihma ekonomike për familje ka rënë me 18 % në krahasim me vitin 2022. Gjatë vitit të kaluar u shpërndanë 5,3 miliardë lekë për rreth 62 mijë familje, me një përfitim mujor mesatar 7,1 mijë lekë.

Teksa ekonomia e vendit po zgjerohet dhe qarkullimi është rritur ndjeshëm, treguesit e varfërisë mbeten të pandryshuar. Përkundrazi numri i familjeve në skemën e ndihmës ekonomike u rrit më tej këtë vit ku rreth 2 mijë familje të reja u futen në skemë ketë vit.

Shqipëria ka gati një të katërtën e vendit që jeton në varfëri, por njëkohësisht ka mbulim shumë të dobët me ndihmë ekonomike të kësaj shtesë.

Të dhëna krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se, pagesa e asistencës sociale në Shqipëri mbulon vetëm 20 për qind të popullsisë që jeton në varfëri.

Ndër 25 vende të Europës dhe Azisë Qendrorë që u morën në krahasim Shqipëria bashkë me Bjellorusinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Taxhikistanin kishin mbulimin me dobët të shtresës së varfër me asistencë socialë, një zë buxhetor që mbështet familjet në pamundësi ekonomike.

Krahasimi i mbulimit te të varfërve me ndihmë ekonomike është bërë për periudhën e parapandemisë, por inflacioni i lartë dhe indeksimet e ulëta të pensioneve mund ta kenë përkeqësuar më tej këtë tregues, thekson BB.

Ngjarjet pas pandemisë dhe lufta në Ukrainë i kanë përkeqësuar më tej të ardhurat e pensionistëve dhe të varfërve shumica e tyre jetojnë në varfëri për shkak të pagesave të ulëta./MONITOR



3 Comments

  1. Rëndësi ka që deputetë ministra, sistem drejtesie dhe zyrtarët e lartë te jene te siguruar mir me paga. Te varferit le te zhduken se nuk i hyjnë ne pune kujt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *