• |
ide | kryesore

Ish-avokati i Trump, Rudy Giuliani shkon në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit
giuliani



Ish-avokati personal i Donald Trump, Rudolph Giuliani u dorëzua këtë të mërkurë në një burg në kontenë Fulton të shtetit amerikan të Georgia për t’u përballur me akuzat se ka ndërmarrë veprime për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e 2020 të ish-presidentit të SHBA. Giuliani, një ish-prokuror federal dhe kryebashkiak i Nju Jorkut, u urdhërua të paguante një garanci prej 150 mijë dollarësh dhe të mos ndikonte tek asnjë nga 18 bashkë-të pandehurit ose dëshmitarët në këtë rast.

7 nga të pandehurit e tjerë në çështjen penale të ngritur nga Prokurori i Qarkut, Fani Willis tashmë janë dorëzuar në një burg në Atlanta. Trump, kandidati kryesor për nominimin republikan në 2024 për të sfiduar presidentin demokrat Joe Biden vazhdon të pretendojë se humbja e tij ishte rezultat i mashtrimeve. Duke folur në Nju Jork përpara se të fluturonte për në Atlanta, Giuliani mohoi akzuat dhe mbrojti Trump.

“Po ndihem shumë, shumë mirë për këtë, sepse ndihem sikur po mbroj të drejtat e të gjithë amerikanëve. Po them të vërtetën, ata po gënjejnë” – u tha Giuliani gazetarëve. Edhe Trump ka vendosur të dorëzohet të enjten për t’u përballur me padinë e tij të katërt penale këtë vit. 10 bashkëpandehurit e mbetur në aktakuzën e Georgias kanë kohë deri të premten për t’u dorëzuar. Trump i ka quajtur aktakuzat të motivuara politikisht.

Giuliani luajti një rol të spikatur publik në fushatën e Trump në zgjedhjet e vitit 2020. Në shtetin e Georgia, Giuliani u akuzua për deklarata të shumta të rreme rreth mashtrimeve zgjedhore, duke përfshirë zyrtarë në shtete të tjera si Arizona dhe Pensilvania, në një përpjekje të dështuar për t’i bindur ata që të miratojnë një listë alternative të zgjedhësve në certifikimin zyrtar të Kongresit të rezultateve të zgjedhjeve për të mbajtur Trumpin në pushtet. Giuliani dhe aleatët e tjerë të Trump u akuzuan gjithashtu për deklarata të rreme ndaj ligjvënësve të Georgia në lidhje me zgjedhjet.

Trump është deklaruar i pafajshëm për dy grupe akuzash penale federale të ngritura nga Jack Smith, një këshilltar special i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, i emëruar nga Biden, në lidhje me përpjekjet për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 dhe posedimin e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra. Trump gjithashtu u deklarua i pafajshëm në një rast në Manhattan që përfshinte pagesën para zgjedhjeve të vitit 2016 për një yll të filmave porno. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Keto 17 jane heronj. Nuk eshte e lehte te dalesh hapur kundra establishmentit. Si thonin socialistet e Amerikes, “puppupu po u be Trump president, do kemi lufte te trete boterore”. Ne nje moment dhe ky kari jone i gjate me zile, i beri qoken Sorros e Hillari Klintonit duke dhene interviste ne CNN fake news qe ” mos e dhente zoti te behet Trup president”.

    Tramp u be president, dhe per 4 vjet jo lufte boterore qe su be, po nuk u be asnje lloj lufte ne asnje shtet.

    Erdhi fantazma Joe Biden, dhe deri ne gjysem te mandatit plasi lufte ne Ukraine, ne afrike, ne Haiti, kovidi, izolimi, heqja e te drejtave dhe lirive te njerezve, indoktrinimi me travestite pedofile e drag queen etj etj e beri boten corap.

    Pikerisht, per kete pune, elita dhe establishmenti duan me lloj lloj menyrash te ja pamundesojne kandidimin sepse me Trumpin ska luftera. Dhe po spati lufte, ska dollare per ato bobat qe financojne fushatat. Kaq e thjeshte eshte.

    1. E saktë! Ky gjysëm “presidenti” i ShBA është një nga më të paaftit dhe i padenjë për postin. Dy gjëra, zgjedhjet presidenciale u vodhën dhe këtë tipin e kanë vënë me zor në detyrë (që nuk i takon).

      1. Kancelari gjerman ka dal hapur pro Biden.

        Perse duhet BE atehere, kur ata perkrahin kete administrate. Mos flasim per gjermanet qe vazhdojne me “xhaxhi portokalli, xhaxhi i keq”

    2. Kshu eshte kur BE nuk e ben non grata sorosin por e mban ne pjedestal. Bashkimi evropian eshte playground i sorosit, prandaj sja vlen ti hedhesh as qyrret BE jo me te antaresohesh.

  2. Edhe enver hoxha do ta kishte zili kete lloj drejtesie superkomuniste ne usa. Keta qe “eksportojne” demokraci jane kthyer ne superkomunizem. Megjithate ndofta me mire pasi beosj ka ardhur koha qe komunizmi ne bote te marre pergjigjen perfundimtare. Po ta keni ndjekur me kujdes kjo femra villis qe ka ngritur akuzen e ka klasifikuar si akuze RICO (per kriminalitetin e organizuar…. etj) nderkohe qe akuza reale eshte se kane kundershtuar zgjedhjet e vjedhura. Me kete rast, kush e ka ndjekur me kujdes, kjo femna i ka dhene ne dore te gjitheve ate qe nuk mund ta merrnin prej 2 vitesh. Te drejten per te paraqitur si kunderprova ndaj akuzes, manipulimet, vjedhjet dhe krimin zgjedhor te kryer ne usa.
    Sdq te presim pasi do shohim akoma me teper se kaq dhe kjo per faktin se keto ngjarje kane impakt direkt jo vetem ne USA por ne te gjithe boten, sepse atje po luhet loja finale midis komunisteve dhe njerezve te vertete te lirise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *