• |
ide | kryesore

Shqipëria i vjen në ndihmë Greqisë, dërgon 2 mjete dhe 9 efektivë të zjarrfikëses

Lajme, Të fundit



Forcat zjarrëfikëse shqiptare janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar në fikjen e zjarreve që deri më tani u kanë marrë jetën 18 personave. Bëhet fjalë për 2 mjete dhe 9 punojës të shërbimit zjarrfikës nga Maliqi dhe Korça.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës do të jenë pjesë e emergjencave civile në zonën e Alexandropulis ku do të marrin pjesë në shuarjen e zjarreve që kanë përfshire këtë zonë ditët e fundit.

Në varësi të situatës nuk përjashtohet mundësia që nga ana e shërbimit zjarrfikës të prefekturës së Korçës të dërgohen dhe mjete të tjera si dhe punojës të këtij shërbimi.



1 Comment

  1. Ha ha ha lapangjozi Rama!!! Këtej s’ka mjete për të shuar zjarret në vënd dërgon ato në Greqi. Don të tregojë që ju grekët tregoheni të këqinj me mua por si i mirë që jam s’më ngelet hatri dhe ju gjindem kur jeni në hall!!! Çar do të bësh o i pa ftyrë grekët tashmë të kanë bërë dalje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *