• |
ide | kryesore

Më në fund/ Rama dhe Kurti takohen në Slloveni (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama ka shkuar në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit, që do të mbahet ditën e nesërme. Lajmin e bëri të ditur vetë Rama përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa foto nga takimi. Rama është pritur nga kryeministri i vendit Robert Golob, ku është takuar edhe me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kolegë të tjerë të rajonit, mes të cilëve edhe kryeministri Albin Kurti.

“Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër” – shkroi Rama në rrjetet sociale.

Rama nuk ka bërë ndonjë koment për shtrëngimin e duarve me Kurtin, por ka publikuar foton e shtrëngimit të duarve. Përplasja mes tyre nisi pas anulimit nga Rama të mbledhjes së përbashkët të qeverive në Gjakovë. Më pas Kurti nuk e priti Ramën gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Kurti nuk mori pjesë as në një takim që Rama kishte organizuare në Tiranë, por dërgoi aty zv.kryeministrin. ©LAPSI.al

May be an image of 2 people rama May be an image of 8 people rama May be an image of 4 people rama May be an image of 4 people rama May be an image of 4 people and wedding May be an image of 8 people and suit May be an image of 4 people and suit May be an image of 7 people and table May be an image of 7 people

May be an image of 4 people and wedding



4 Comments

  1. Shiheni alabakun tone kryeminister takon homologun e vet me njeren dore ne xhep!? Sa I pa edukate qe eshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *