• |
ide | kryesore

Basha mbledh këshilltarët e PD-së së vulës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim më të zgjedhurit e kësaj force politike në këshillat bashkiakë.

Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se mbi 120 zëra, nëse do të kumbojnë për interesat e qytetarëve, nuk janë pak, por shumë.

Sipas Bashës, qytetarët nuk duhet të bien në kurthin e numrave dhe shtoi se të gjithë janë fajtorë për mjedisin politik shqiptar.

“Në zgjedhjet e 14 majit, si rezultat i atyre shkaqeve që i dinë gjithë qytetarët, PD ishte larg rezultatit dhe përfaqësimit tradicional në Këshillat Bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Por pavarësisht luftës nga të gjitha drejtimet të atyre që duan të ruajnë këtë gjendje, nuk ia dolën ta pengojnë përfaqësimin e PD në çdo këshill bashkiak. Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave.

Diskutimi sot është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo, është mbyllur në numra, në pushtetin e pak njerëzve. Edhe numrat e mëdhenj jo gjithmonë i shërbejnë interesave të mëdha. Asgjë që nuk është e mirë për qytetarët tanë, nuk mund të jetë e mirë për PD-në. Ata që ulen për herë të parë si përfaqësues të votuesve, atëherë në këtë sallë gjendet jo vetëm opozitarizëm i vërtetë, por më shumë.

Mbi 120 zëra, nëse kumbojnë për interesat e qytetarëve që ju kanë votuar, nuk janë pak, por janë shumë. Bëhen edhe më shumë po të kemi parasysh se në këtë situatë ku ndodhet vendi, të paktë janë zërat mes 140 deputetëve që flasin për hallet e njerëzve. Ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe fajtorë që sot në debatin politik shqiptar, politikanët e zgjedhur apo të emëruar, flasin për lloj lloj gjërash, por pak ose aspak për ato që kanë rëndësi për njerëzit”, është shprehur Basha.



16 Comments

  1. Luli eshte peme pa kokrra. Me shume njerez mbledh une si te njohur e krushqi se Luli. Sala ia ka mbledh votuesit. Kete duhet ta dije . Vete peraonalisht nuk i mbledh 1000 vete perjashto familjen.

  2. Ti ke shku me kohe per lesh.E keqja asht se po i merr me vete edhe disa kokrra.
    Lul mavria-mafishja….Hahaha…”Trimnia mbas luftes e urtia mbas kuvendit nuk i hyjne n’pune kurrkujt”.
    Lul Vula ti nuk po e merr vesh se je “karte e djegur”.Te ka ardh koha me e lane k’te pune.

  3. Ne foto duket i fresket dhe plot me energji!

    Gati gati i rilindur!

    Do kete fjet gjume mire. Do jete shplodhur.

    Nje kryetar i standardeve Europiane per PD-ne.

    1. Eshte i standarteve atllantiste e jo europiane, se nga Europa nuk pâti kurre mbeshtetje e jo me kur eshte ne ditet e qametit dhe me nje grup njerezish qe ka turp t’i numéroje, ndaj thote “nuk na duhen numrat”.

      Harron juristi i vogel se pa numrat e votat nuk rri dot ne politike, pervecse ne krye te nje junte…

  4. Eshte i standarteve atllantiste e jo europiane, se nga Europa nuk pâti kurre mbeshtetje e jo me kur eshte ne ditet e qametit dhe me nje grup njerezish qe ka turp t’i numéroje, ndaj thote “nuk na duhen numrat”.

    Harron juristi i vogel se pa numrat e votat nuk rri dot ne politike, pervecse ne krye te nje junte…

  5. Nuk e merito te shikohet, e jo me te diskutohet.Me steme e vule gjykate e qeverie, na paraqitet, kryetar partie.E cpresim me,,,,,.

  6. Fuck europenis union} — the left
    Fuck rama} — the left
    Fuck soros} — the left

    They are the real left

      1. Si ka fytyrë ky lul mashtruesi me dalë me folë n tv,ky nuk ka folë një heë për hallet e popullit n parlament,nuk ka numra dhe thotë sna duhen numrat,mirë e ka se nuk i plas për demokratët ,i mjaftojnë ata që ka për tu paduruar për vete nga rama e balla.Ju shoftë rraca e keqe e kti tradhëtari që s punoj asnjë sekondë për demokratët veç për veten e tij,i tradhëtoj ,ju mori votat dhe i çoj te rama e ps.

  7. Luli qeka rinu. I ka ik ai stresi i partise se madhe kujt tja prish e kujt tja ndreq, gjithe ajo rremuje kot. Tani ka parti per qef te vet. 100 veta por e di qe i ka te vetet.

    1. Po mor po, kjo e Lulit eshte opozite me porosi, sic beheshin kepucet nje here e nje kohe ne kohe te komunizmit. Ustai dihet kush eshte: EDRAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *