• |
ide | kryesore

Plas sëmundja e legjionarëve/ 14 viktima dhe 150 të infektuar në Poloni

Arkiva, Lajme, Të fundit
legjionarëve



14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 150 raste të infektuarish janë konfirmuar pas një shpërthimi të “Sëmundjes së legjionarëve” në Poloninë juglindore. Shumë prej të infektuarve janë dërguar në spital me zbulimin e sëmundjes javën e kaluar. 9 raste të reja u diagnostikuan vetëm të martën.

Autoritetet janë ende duke kontrolluar se si bakteri “Legjionella”, që shkakton sëmundjen ka hyrë në ujësjellësin e qytetit Rzeszow dhe rrethinat e tij. Vendndodhja e shpërthimit të sëmundjes ka ngritur shqetësime sepse qyteti Rzeszow është qendra për ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe pret një prani të madhe ushtarake amerikane.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë informacion që kemi të bëjmë me një sabotim” – i tha transmetuesit Polsat News, Stanislaw Zaryn, i plotfuqishmi i qeverisë polake për sigurinë e informacionit. Ai tha se shërbimet speciale donin të përjashtonin sabotimin, duke pasur parasysh vendndodhjen e shpërthimit.

“Sëmundja e Legjionarëve” është një infeksion serioz i mushkërive që transmetohet duke thithur pika të vogla të ujit të infektuar, por jo duke pirë ujë të kontaminuar. Nuk është sëmundje ngjitëse. Njerëzit mund të infektohen kur bëjnë dush, kur lajnë tualetin ose nga një sistem klimatizimi. Simptomat fillestare mund të ngatërrohen me gripin, por personat mbi të 50-at tek të cilët sistemi imunitar i është më i dobët, shkakton probleme më serioze të sëmundjes.

Sëmundja e legjionarëve trajtohet përmes një kure antibiotikësh. Shumica e njerëzve që vdiqën ishin të moshuar. Të gjithë vuanin nga sëmundje të tjera kronike, përfshirë kancerin. Hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të sëmundjes po vazhdojnë. Në sistemin e ujësjellësit të qytetit është shtuar më shumë klor.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të ziejnë ujin përpara se ta pinë. Bakteri u identifikua për herë të parë në 1977 si shkaku i një shpërthimi të pneumonisë së rëndë në një qendër kongresi të Legjionit Amerikan në Filadelfia. ©BBC, LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *