• |
ide | kryesore

Koncensioni i sterilizimit/ Arben Gjata dhe Genc Byrazeri paraqiten në SPAK

Lajme, Të fundit
SPAK



Rektori i Universitetit të Mjekësisë, njëkohësisht shefi i kirurgjisë, Arben Gjata është paraqitur sot në SPAK, si një nga personat e akuzuar për çështjen e koncesionit të sterilizimit.

GJKKO për Gjatën ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’. Në kohën kur u lidh koncesioni, më dhjetor të vitit 2015, Gjata ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Në SPAK është paraqitur edhe Genc Byrazeri, tjetër anëtar i komisionit të koncesionit të sterilizimit. Me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj,  pronari i kompanisë Investital LLC. Me kërkesë të prokurorit Edvin Kondili, Gjyqtari i GJKKO, Erion Bani, caktoi masa sigurie edhe ndaj 6 personave të tjerë, zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *