• |
ide | kryesore

Rrugëve të Italisë “e zhveshur”! Bashkëshortja e Kanye West revolton italianët: Çfarë rrëmuje…

Paparazzi, Slider



Arkitektja australiane, 28 vjeçe, që ndezi polemika në Itali duke ecur praktikisht e zhveshur gjatë muajit të kaluar, u është rikthyer sërish trukeve të vjetra kur të dielën doli për darkë me Kanye, e veshur me një kostum nud.
Sipas Gjykatës Kushtetuese italiane, të resë mund t’i shqipërohet një gjobë nga 5 deri në 10 mijë euro, ose burgim. Legjislacioni italian parashikon se kushdo që ekspozon vetën në një vend apo pranë një vendi ku frekuentojnë të mitur, mund të dënohet me burgim nga katër muaj deri në katër vjet.

Në fotot që po qakullojnë në rrjet, Censori kishte veshur një body të tejdukshme, ndërsa dukej qartë që nuk kishte veshur sytjena.

Disa nga komentet të cilat kritikojnë veshjen e saj, në ‘Twitter’ theksojnë se shfaqja e Censorit në publik nuk është aspak normale.

“Jam me të vërtetë i habitur që ajo nuk është ndaluar. Italia është shumë më konservatore dhe në këtë rast, me të drejtë”, ka shkruar një komentues.

“Mos respekt absolut ndaj një kulture konservatore, katolike. Italianët duhet t’i kishin nxjerrë jashtë”, ka shkruar një tjetër.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e West kritikohet për veshjet e aspak normale që ajo vesh.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *