• |
ide | kryesore

Astrit Patozi merr drejtimin e “A2 CNN”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës “Albania” dhe gazetës “RD”, tashmë është rikthyer në drejtimin e një medie siç është televizioni “A2 CNN”.

CNA ka mësuar nga burime zyrtare se sot është bërë prezantimi i Astrit Patozit me stafin dhe detyra e tij do të jetë administrator i kompanisë.

Sipas të njëjtave burime, Patozi menjëherë ka filluar punën për sezonin e ri mediatik për të çuar “A2 CNN” në një nivel tjetër.

Astrit Patozi është gazetar dhe politikan që prej shumë vitesh ka punuar në media, më pas ka pasur detyra të rëndësishme politike deri te kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetar i Partisë Demokratike.

Ai u nda nga linja zyrtare e PD-në në vitin 2017, pas përplasjeve dhe përjashtimit nga Lulzim Basha.

Më pas me një grup demokratësh themeluan “Bindjen Demokratike” dhe prej disa kohësh ai është tërhequr nga jeta aktive politike. Thjesht dhe vetëm është parë në disa deklarata dhe qëndrime publike.

Tashmë ka vendosur t’i rikthehet profesionit të tij, drejtimit të medias, ku ka punuar për disa dekada.



11 Comments

    1. KUMARI e Shakateroi Shqiperine Nano e pastaj te gjithe me rradhe prandaj nuk mbushen me te vjedhura dhe me vjedhje pa kuptim,Lapsi dhe kushdo media vetem nje kameraman te cojne ne kazino Tr Budva Athine dhe kuptohet ca ndodh asnje emision per Kazinote per cdo gje eshte bere nje emision

  1. nëse flasim me logjikën e Berishës që numrat vendosin, atëherë ai duhet t’i hapi rrugën Gazmend Bardhit për kryetar partie.

    Logjika e numrave është e tillë që provon se Gazmend Bardhi është më shumë figurë bashkuese brenda grupit të Berishës, se sa vet Berisha.

    Dhe logjika ta do që ai të marrë drejtimin e partisë së tij.

    1. Ku i ka votat bardhi?

      Ka ca deputete qe po te dalin në terren kundër berishes humbin.

      Kaq e thjeshte . Pd eshte e sali berishes. Bardhi shpreson tek dora e zgjstur prejmë shumë se dy vjetesh e doktorit. Ama mendje nderroi kur i futi karin basha.
      Basha shpreson që te dslë deputet ne 2025 dhe burri i marsidës po ashtu. Kuptohet endrra janë po mbase dalin. Te tjerete dri hasa fitim zekthi eetj kan noi tender ne duar ose shpresoj e tek kunati për noi vend pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *