• |
ide | kryesore

Ismail Kadaresë i jepet nënshtetësia e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ismail Kadaresë i jepet nënshtetësia e Kosovës



Me urdhër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i është ndarë dekreti i nënshtetësisë shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadaresë. Më 1 gusht të këtij viti, presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Sipas Osmanit, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

Presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.



3 Comments

  1. Kadare e ka nderuar kombin e tij dhe i ka bere te njohur shqiptaret ne Perendim si askush tjeter, ndaj pasaporta edhe e Kosoves eshte cmimi patriotik aq i merituar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *