• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski mbështet aktoren pas ndarjes nga Jonas

Paparazzi



Emily Ratajkowski ka ofruar mbështetjen e saj për Sophie Turner pas ndarjes nga Joe Jonas.

Përmes një video në TikTok, Emily theksoi përfitimet e “të divorcuarit deri në moshën 30-vjeçare”.Ratajkowski i quajti ndarjet në këtë moshë si një vendim “elegant” pasi “e keni gjithë jetën tuaj ende përpara”.

32-vjeçari shpjegoi, “Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në të 30-at, të jesh ende tërheqëse, ndoshta të kesh pak nga paratë e tua, të kuptosh se çfarë dëshiron të bësh me jetën tënde.”

Duke folur me ata që ndihen “të stresuar” për divorcet e tyre, Ratajkowski tha: “Është mirë. Urime.”Autorja e “My Body” ka qenë në treg që nga shtatori i vitit 2022, kur u nda nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, pas katër vitesh martesë mes akuzave se ai kishte tradhtuar.

Joe Jonas bëri kërkesë për divorc nga gruaja Sophie Turner më 5 shtator 2023 pas katër vitesh martesë. Çifti kanë dy fëmijë së bashku. Një burim pretendon se dyshja kishin “shumë mosmarrëveshje” dhe divorci ishte “zgjidhja e fundit” për Jonas. Prirja e Turner për të shkuar në festa besohet se ka ndikuar në ndarjen dhe një burim tha se dyshja kanë “mënyra jetese shumë të ndryshme”./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *