• |
ide | kryesore

“Ku është zhdukur Melania?”/ Pyetja që po torturon Donald Trump

Arkiva, Lajme, Të fundit
melania



“Ku është Melania?” Është kjo fraza kryesore e fushatës presidenciale në SHBA për zgjedhjet e 2024. “Ku është Melania (Trump)?” Amerika është duke u habitur prej muajsh sepse mungesa e ish-zonjës së parë në krah të tij rëndon shumë mbi çështjet politike dhe gjyqësore të Donald Trump. Në qershor, ajo supozohej të ishte arma sekrete e aktivitetit propagandistik për ta rikthyer manjatin në Shtëpinë e Bardhë.

Por tani pyetja “Ku është Melania?” u shfaq edhe në pankartën e një avioni në qiellin e Ioëa-s. Ajo fluturoi mbi stadiumin e futbollit Jack Trice në Ames, pak para mbërritjes së Trump, DeSantis dhe kandidatëve të tjerë presidencialë. Larg fushatës zgjedhore të Donald Trump, Melania thuhet se po qëndron në Florida me djalin e çiftit, Barron. Zyrtarsiht thuhet se ajo po ndjek biznesin e saj dhe po mbështet burrin e saj… në një distancë të sigurt.

Dhe kjo situatë ka ushqyer misterin për fatin e saj. Sipas burimeve zyrtare, ish-zonja e parë, në fakt, do të mbështeste fuqishëm fushatën e Trump për vitin 2024, por, sipas New York Times, ajo donte të mbante një profil të ulët për shkak të mbështetjes së vogël që mori nga një sërë miqsh gjatë qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Kush nuk e mban mend buzëqeshjen e saj teksa u largua përfundimisht nga rezidenca e saj në Uashington? Ndërkohë, “Ku është Melania?”, prej kohësh është një hashtag i suksesshëm në rrjetet sociale. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Si agjente ruse me duket ajo.

    Letrat i ka ne rregull. Sllovene, me siguri me orgjine te larget serbe apo sllovake.

    I ka shpla trurin FSS-ja kur ishte e re edhe voila’

    Po qe Trump-i eshte i perpunuar nga Ruset vetem nje budall s’e kupton.

    Ka shume “koincidenca”.

      1. Kjo quhet logical fallacy. 101. Ti perdor nje shembull ekstrem per te me kundershtuar mua argumentin.

        C’lidhje ka Shqiperia Staliniste me SHBA-te?!

        Trump-i i ka te gjitha letrat ne rregull per te qene nje Manchurian Candidate i Ruseve.

        Ai nje kokerr aventurieri, me nje baba te korruptuar e korruptues. Nje kokerr mashtruesi.

        Nje i paskrupullt!

        Eshte totalisht racionale ajo qe po them. Thjesht me deduksion. Jo me prova.

        Me paguaj ti edhe t’i gjej une provat.

        1. Asnje ndryshim ska, sajojne akuzen pa prova dhe te denojne me deduktim te trashe.
          Melania spiune se eshte sllovene dhe nga sllovene e nxjerr serbe ose sllovake dhe nga aty e lidh te ruset.
          Trumpi eshte aventurier me baba te korruptuar dhe i paskrupullt dmth eshte agjent i ruseve.
          Mehmeti agjent se kishte radjo dore, radjot perdoren dhe nga agjenturat dmth jepte dhe merte info.
          Prova zero zip zilch nada.

          Ka dhene para per prova sorrosi me te dyja duart po vetem te deduktimi i trashe keni ngel. Tani vetem te perserisni ate qe sajuat me shpresen se dicka do ngjise ju ka ngel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *