• |
ide | kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Maqedoninë e Veriut, e pranishme edhe Presidentja Osmani

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunitë.

Në samitin që do të zhvillohet do të marrë pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia. Në Shkup liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të ballkanit në BE.

Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *