• |
ide | kryesore

Rama: Leksion për minoritetet Shqipërisë nuk i jep dot askush

Lajme
Rama



Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për “Censin e Popullsisë dhe banesave”, deklaroi se është shumë krenar për legjislacionin që Shqipëria ka për minoritetet.

“Një nga gjërat që më bën me shumë krenar është që Shqipëria ka legjislacionin për minoritetet. E bëmë pa na e kërkuar njeri. Jam shumë krenar për mënyrën si Shqipëria i ka integruar dhe si trajtohen të gjitha minoritetet”, tha Rama.

Më tej Rama tha se nuk ka asnjë njeri që të ankohet për diçka, për shkak se i përket një etniteti të caktuar, pasi trajtohen njësoj si ata me etni shqiptare.

“Dhe nëse ka probleme për dikë apo për disa me një komunitet etnik tjetër, janë probleme që janë njësoj në komunitetet me etni shqiptare, nuk ka asgjë të ndryshme, me një etnitet tjetër, janë njësoj për të gjithë, nuk ka një minoritar që të ngrihet dhe të thotë që kam një problem që lidhet me faktin që jam në një etni tjetër. Jemi në një pozitë që mund ta themi me plot gojën që leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush, asnjë vend, zero”.



12 Comments

  1. H aha ha ha ha haha , po kur u bere trim zotrote ti o dhjaksi i netes qe gjith jeten tende ke pas frike dhe nga hija e jote

  2. By.hmu.i i shemtuar. Nqs indexet qe nxjerrin organizatat e ndryshme per zhvillimkn demokracine dhe korrupsionin do ishin deftese notash ti do ishe akoma ne klase te pare ngaqe do ishe ngeles dhjete vjet rresht. Prandaj keto cfar nxjerr goja jote jane nje marresi. Ajo cfar bota nuk na pare deri me tani eshte nje idiotesi e ktyre permasave te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *