• |
ide | kryesore

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 16 vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit
jetën, Bie nga kati i nëntë i pallatit, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mesditën e sotme. Mësohet se pas një sherri me thika mes dy bashkë moshatarëve ka mbetur i plagosur një 16 vjeçar. Sipas njoftimit të policisë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në rrugë, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet dy 16-vjeçarëve, shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *