• |
ide | kryesore

OSHEE padit 6 biznese që vidhnin energji elektrike në Shkodër

Lajme, Të fundit
OSHEE



Operatori i sistemit të shpërndarjes Shkodër ka kryer një aksion blic në zonën e Thethit, me fokus bizneset e zonës, duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në zonë.

Nga kontrollet e ushtruara, në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”. Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë.

Një subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin.

Të gjitha rastet e proceduara në prezencë të policisë i kaluan për gjykim të mëtejshëm institucioneve kompetente, njofton OSSH.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *