• |
ide | kryesore

Vuçiç i ashpër në OKB: Nuk dua leksione për sanksionet ndaj Rusisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
vucic



Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet në Nju Jork në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai u pyet nga gazetarët për fjalimin e presidentit amerikan Joe Biden, për të cilin tha se ishte i ashpër me Rusinë dhe i moderuar me Kinën. Vuçiç bëri ironi se ishte interesante se si të drejtat e njeriut dhe të drejtat e popullatës LGBT vendosen pas integritetit territorial dhe sovranitetit.

I pyetur për fjalimin që do të mbajë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç tha se ende është duke e përgatitur dhe duke punuar me të për ta përputhur me zhvillimet e 3 ditëve të fundit. Vuçiç tha do të ketë sonte një takimin me Josep Borrell dhe se zyrtarët evropianë “do t’i mbajnë përsëri leksione dhe predikime për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Do t’i dëgjoj me kujdes dhe do t’u them: “Mirë bëtë që më mbajtët një leksion, por unë drejtoj Serbinë si president. Përderisa është kështu ne do të udhëheqim me këtë politikë. Kur ta kuptojnë se me kë kanë të bëjnë, nuk do ta bëjë më”, – tha Vuçiç.

“Kjo sepse siç e shihni, për 1 vit e 7 muaj ne kemi mundur të udhëheqim një politikë të tillë serioziteti dhe përgjegjësie. Kjo është e ndershme dhe e përgjegjshme dhe është një politikë e drejtë, sepse ne e dimë se si kemi kaluar me sanksionet. Vetë Biden në fjalën e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm 3 nga të drejtat e njeriut si vlerat më të larta të njerëzimit, duke iu referuar vazhdimisht Kartës së OKB-së”, – tha Vuçiç.

Ai theksoi se do të përpiqet në fjalën e tij, edhe pse vjen nga një vend i vogël, t’i kujtojë si Bidenit vitin 1999 kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së bombardoi një vend të dobët në Ballkanin Perëndimor dhe vrau njerëzit. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Llogarit se si ky sivellau i tonit nuk pjerdh per Kimeten e Beogradit dhe thote do shkoj ne Rusi, ky paska lajthitur fare , po antaret e partise se ketij shokut te shokut a do hajne bare si demokratet e Berishes????😂😂😂

  2. Trump ja zhyti koken ne lluc ketij dhjaksi qe rrinte si i dh!er ne ate tavolinen e vogel ne krah te asaj te madhe te Trump! Ky paska kellqe te kundershtoje vendosje sanksionesh ndaj Rusise, per cfare dreqin e duan ne BE kete Jago apo te coje grate serbe te pallohen me Europianet pleq

  3. Shihni si sillet ky edhe me superfuqine e botes per te mbrojtur interesat e vendit te tij.Keta tonit i ulin b… edhe perpara rojes se ambasades e jane gati te falin tere Shqiperine.Pale ata opozitaret ne Kosove qe kane ikur fare nga fiqiri.

  4. BRAVO DANOC. KSHTU BOHET POLITIKE ME MBROJT VENIN TAT JO SI KY SPURDHJAKU JON . TI JE ARMIKU JON POR MBRON FORT VENIN TAT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *