• |
ide | kryesore

Leje ndërtimi kundrejt ryshfetit deri në 3 mijë euro, SPAK kërkon 12 vite burg për 5 ish zyrtarët e Bashkise së Dimalit

Lajme, Të fundit



12 vite burg ka kërkuar SPAK, për 5 ish zyrtarët e Bashkise së Dimalit, që akuzohen për shpërdorim detyre, ushtrim te ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion.

Ne pretencën e tij prokurori Elvin Gokaj, kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me 4 vite burg të Arben Gurajt. Për Altin Palin u kërkua 3 vite, Arjan Demirin 1 vit, Vait Koshin 18 muaj, ndërsa për Valentina Jancen u kërkua 3 vite dhe pezullim i dënimit. Sipas SPAK ata, akuzohen se merrnin 3 mijë euro për të dhënë leje ndërtimi dhe favorizonin kompanitë.

Zyrtarët ranë në pranga më 14 shkurt të këtij viti me kërkesë të SPAK. Shkak i arrestimit u bënë abuzimet me lejet e ndërtimit. 4 zyrtarët jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Pasi jepnin lejet e ndërtimit, ata u impononin qytetarëve që ndërtimi në terren të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë.

SPAK nisi hetimet për këtë çështje, pas denoncimit të bërë nga Petrit Baho. Ky i fundit në një denoncim të bërë në 25 Nëntor 2020, deklaroi se prona e tij iu shkatërrua nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 me pretendimin se do bënin lulishte, por më pas bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë, nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *