• |
ide | kryesore

Shkon në 93 numri i të ndaluarve në Tiranë, arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

Arkiva



Arrestohet 21-vjeçari, Elidon Barruku. I riu ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’. Me ndalimin e Barrukut, shkon në 93 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *