• |
ide | kryesore

Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit, Gjykata e Tiranës lë në burg 20 të ndaluarit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrestit me burg” për 20 të ndaluarit, në kuadër të operacionit antidrogë “Tempulli 3” . Më 2 maj, policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin antidrogë “Tempulli 3” ku u vunë në pranga 20 persona. Në total janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate ndërsa u ekzekutuan vetëm 20 prej tyre. Në kuadër të operacionit, policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis.

Ky operacion u zhvillua për të shkatërruar një grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.

I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar më 22 mars në Rrugën e Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë. Grupi i Sulejmanit ndihmohej nga efektivi Ervis Shkurta, i cili u arrestua nga AMP. Kreu i Transportit Ndërqytetës, Sulejmani u kap me 1 kg kokainë në makinë ndërsa me të ishin edhe dy të tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni, të cilën ndodhen në burg.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *