Një kamion është përmbysur këtë mbrëmje në rrugën e vjetër Pllane – Rrubik në Lezhë. I plagosur mbeti drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spitalin e Laçit. Ende nuk dihen shkaqet aksidentit. Paraprakisht dyshohet se mjeti ishte i ngarkuar me inerte dhe për shkak te shpejtësisë, drejtuesi i saj ka humbur kontrollin në një prej kthesave, duke u përmbysur. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.
Aksident në Lezhë, plagoset shoferi
Arkiva, Lajme, Të fundit
