• |
ide | kryesore

Aktivizohen tre vatra zjarri të ndryshme në Fier, era dhe terreni favorizojnë flakët

Lajme, Të fundit



Tre vatra zjarri janë akivizuar njëkohësisht në qytetin e Fierit.

Mësohet se zjarri i parë ka rënë në afrësi të kodrave të Vajkanit e Mbrostarit, zjarri i dytë në PishPoro të njësisë administrative Levan si dhe zjarri i tretë në kodrat me ullinj e shkurre ne Levan në afërsi të banesave të lagjes rome.
L

Flakët janë favorizuar nga era e fortë por edhe nga terreni i thepisur. Në Levan flakët janë në kontroll dhe rreziku për banesat ka kaluar. Po ashtu vatrat në Vajkan dhe Pish-Poro janë në kontroll. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrëfikës nga Fieri, Patosi dhe Rroskoveci që po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *