• |
ide | kryesore

Reagon sërish policia e Kosovës: Situata në veri, ende e tensionuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia e Kosovës



Policia e Kosovës ka bërë një njoftim të ri në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Sipas kësaj komunikate intensiteti i sulmeve ndaj policisë ka rënë, por situata vazhdon të jetë e tensionuar. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se brenda objekteve të manastirit të Banjskës janë gjetur qindra armë.

DEKLARATA E PLOTE

Si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të njësiteve relevante policore, në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion.

Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh.

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare. 



2 Comments

  1. E FTOJ KOMUNITETIN SERB QE JETON NE KOSOV .NESE KA ARDHUR PER TE BERE JET SIC BEJNE MIGRANTET KUDO NE BOTE JU JENI NE TOKEN SHQIPTARE DHE MOS PRETENDONI ME SHUM SE NE GJITTH BOTEN SI HAK QE JU TAKON NESE JU KERKONI QE PERMES FORMAVE KORRUPTIVE TE PUSHTONI TERRITORE SHQIPTARE JU SDO JA ARRINI JOVETEM PUSHTIMIN POR AS TE MUND TE QENDRONI ME NE TROJET TONA PRANDAJ TE ZGJILLNI OSE ME SERBIN DHE UDHTIMIN PACMANGESHEM DO TA KENI DREJT SAJ OSE ME SHQIPTARET DHE PERSHTATUNI ME LIGJET HARROJENI SE MUND TE GRABISNI TROJE ME MARRVESHJE ME GREVA APO EDHE ME LUFT POR ME KETO ZHVILLIME NESE NUK PERCAKTOHENI DHE SHPJEGOHENI ZHVILLIMET DO JEN NE DISFAVORIN TUAJ .KETO JAN TREGUES ZHVILLIMESH TE KRIJUARA SIPAS ANGAZHIMEVE JAN REFLEKTIM NATYRALITETI HYJNOR SEJCILI DON TE DREJTEN HAKUN DHE SPRANON PADREJTESI TI BEHET DHE DIJENI SE INDESI KRIJIMIT ESHTE SFIDA ADEKUATE PER POLITIKAT PADREJTESIN KETE SE KENI DITUR AS PRITUR POR NESE SPERSHTATENI PACMANGESHEM TE GJITH DO TA SHIJONI

  2. Ju lumte, derri do plumb! Cfare dreqin kerkojne TERRORISTET neper KISHA?!Pse TERRORRISTET i kane kthyer MANASTIRET ne DEPO ARMATIMI?! KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *