• |
ide | kryesore

Ministrja e Jashtme e Kosovës godet Borrell-in: Reagim i turpshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit
Borrell



Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur pas reagimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë në veri të vendit, ku një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos.

Gërvalla u shpreh se kryediplomati i BE nuk tha asnjë fjalë në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve.

Lexo më tej: Borrell: BE dënon ashpër vrasjen e policit në veri të Kosovës 

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

Ajo e ka quajtur këtë reagim të turpshëm duke shtruar pyetjen se si “mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”.



5 Comments

  1. Keta nuk jane europiane qe njihnim deri ne vitet 2000. Keta jane nje tufe burokratesh marksiste te maskuar nen lekuren e “liberalit” qe po e kthejne Europen dhe gjithe boten praktikisht ne nje vend te pajetueshem per njerezit e thjeshte dhe ne parajse per bythen e tyre dhe pushtetin e tyre te pavotuar e pamerituar.

  2. SIKUR ZOTI TA KRIJUAR TE NDOLLTE SIC DOJN NJERZIT NJERZIT DO ISHIN SHKATRRUAR PER PAK KOH ARSYJA EGOJA PER PUSHTET .POR JA QE ZOTI E KRIJOJ PADREJTESIN ME PERFUNDIM KUNDER ATI QE E BEN thotë:

    PERSE TE SHPREHET SEPSE E THA KRYEMINISTRJA MELONI HAPOR EVROPA ESHTE PER VLERAT QE KA ARRIT MBROJTJEN E TYRE.KUPTOHET CFAR KAN ARRITUR KAN COPúTU SHQIPTARET SHKATRRU LINDJEN E MESME DHE HELLUR HAPAT PER ZHDUKJEN E TYRE PER RICOPTIM TE RI SHPOPULLIM DHE POPULLIM ME RACA TJERA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *