• |
ide | kryesore

BE e dyzuar, Kurti nxjerr provat që implikojnë Serbinë në sulmin terrorist

Arkiva, Kryesore, Lajme
radojcic arsenali-min



Edhe pse është e qartë se grupi terrorist që sulmoi policinë e Kosovës u përgatit nga shteti serb, Bashkimi Europian mbetet i dyzuar për të dënuar rolin e Serbisë, ndërkohë që mban në fuqi masat për Kosovën. Deklarata e fundit e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell është ajo e së dielës, kur ai i quan terroristët “një bandë e armatosur” dhe shton se “të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen”.

Edhe këtë të mërkurë, 3 ditë pas sulmit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano qëndroi në të njëjtat pozita, kur u shpreh se “kur të kemi pasqyrën e qartë nga hetimet, çfarë ndodhi, kush qëndron prapa kësaj dhe kush është përgjegjës, pasi kjo të jetë e qartë do të marrim vendimet e duhura”. Ndërkohë ditët e fundit, kryeministri Kurti dhe ministri i brendshëm Zveçla kanë publikuar disa prova që tregojnë se sulmi u përgatit në Serbi.

1) Sasia e armatimit që la pas grupi terrorist në Banjskë është dëshmi se ata nuk ishin thjesht një “bandë” kriminale. Arsenali ishte i tillë që sulmi ishte parashikuar të zgjaste në kohë dhe nuk mund të gjendej lehtësisht nga një grup kriminelësh. Policia e Kosovës ditën e hënë ekspozoi raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, pushkë snajper, automjete ushtarake, eksplozivë etj, në sasi të tilla që mund të përdoreshin nga qindra persona.

Armët dhe municionet sipas një hulumtimi të Radio Evropa e Lirë në shumicën e rasteve prodhohen në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve. Pothuajse i gjithë arsenali është parë në konfliktet luftarake në territorin e ish-Jugosllavisë. Më poshtë është një listë e armatimeve që u gjetën në Banjskë e publikuar nga Kurti në rrjeti social X.

Lista e armatimeve qe u gjeten ne Basnjske
Lista e armatimeve qe u gjeten ne Basnjske

2) Ministri i Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar këtë të mërkurë një tjetër provë që lidh shtetin e Serbisë drejtpërdrejt me aksionin terrorist kundër policisë së Kosovës. Përmes një postimi në facebook Sveçla ka publikuar një dokument që ushtria serbe i ka dhënë grupit të armatosur me rastin e dorëzimit të një hedhësi granatash që shihet në fotot e mëposhtme.

“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, shkruan Sveçla në një postim në Facebook.

3) Një tjetër provë e përfshirjes së shtetit në serb në sulmin e Banjskës është fakti se një nga viktimat ishte truproja personale e shefit të shërbimeve secrete të Beogradit, Aleksandër Vulinit gjatë një vizite në Kosovë. Dokumentin e identifikimit e publikoi sërish Xhelal Zveçla në rrjetet sociale.

Truproja e Vulin

Sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013” shkruan Zveçla.

Milan Radojçiç
Milan Radojçiç

4) Provë e rëndësishme e përfshirjes së shtetit serb në sulmin e Banjskës ishte edhe përfshirja e Milan Radojçiçit në grupin që vrau policin Afrim Bunjaku. Milan Radojçiç, si nënkryetar i Listës serbe kishte rolin e liderit të grupit dhe tprej vitesh ka qenë në koordinim me Beogradin për çdo vendim politik të Listës Serbe.

Radojçiç ka mbajtur vazhdimisht kontakte me politikanët e Kosovës si përfaqësues i serbëve të veriut. Së fundmi në përgjimet që publikoi Nacionale ai dëgjohet të komunikojë me kryetaren e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila. Më 2017, mediat raportuan se Radoiçiçi ishte takuar me kryetarin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) Behxhet Pacolli, në një jaht luksoz në Mal të Zi. Më 2018, kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, e priti atë në zyrat e qeverisë. Haradinaj deklaroi se ata janë takuar sebashku edhe me ish presidentin Hashim Thaçi, ama përpara se ai të qe shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

5) Për të provuar se pas sulmit qëndron Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh pak ditë më parë në rrjetet sociale se presidenti i Serbisë ia kishte krahasuar Radojçiçin me Adem Jasharin gjatë një bisede në datën 2 Maj.

“Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve” tha Kurti. Të njëjtin krahasim, Vuçiç e bëri edhe pas sulmit në Banjskë, kur tha se “Kur Serbia shkoi në Drenicë, që të konfrontohej me ata që donin të shkëputeshin nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata thanë se ishin luftëtarë për liri me në krye Adem Jasharin dhe jo terroristë. Vetëm Serbia si duket qenka terroriste!” tha Vuçiç në konferencën pas sulmit.

 

6) Por ndoshta një nga provat më të rëndësishme për mbështetjen që i dha shteti serb sulmit terrorist është vendimi për t’i nderuar të vrarët me nderime shtetërore. Kjo e mërkurë u shpall ditë zie në Serbi me vendim të qeverisë. Flamujt u ulën në gjysëm-shtizë, ndërsa të vrarët u glorifikuan si heronj që ranë për të drejtat e serbëve në Kosovë.

Pavarësisht këtyre të dhënave, Bashkimi Europian mban në fuqi masat ndaj Kosovës, ndërsa ngurron të dënojë qëndrimet e shtetit të Serbisë. Pas një diskutimi të martën në mbrëmje përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe disa prej tyre kanë kërkuar që të vendosen masa ndaj Serbisë. Në këtë linjë ishte edhe Shqipëria, pasi sipas kryeministrit Rama “ky është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës dhe atë që pastaj ka pasuar në Beograd me shpalljen e një ditë zie kombëtare që heroizon angazhimin e një grupi kriminal për të ushtruar terror në veriun e Kosovës”.



13 Comments

  1. Çfare prisni nga Europa qe te arestoj presidentit e Serbise? Harojeni! Ata e dine mire se me ke kane te bejne por u leverdes per situaten te keni mundesi komunikimi me Serbet. Kosoven e presin sfida te tjera te renda. Raportet e Edi Rames me Kurtin duhet te tejkalohen urgjentisht.

    1. QEVERITAR ZHVILLIMET ME FAKTE JU AKUZOJN SHPJEGOHUNI NDRYSHE ZHVILLIMET E ARDHESHME SEJCILIN NGA NE DO TI TREGOJN VENDIN E DUHUR thotë:

      NESE SI THUHET ARMIKUT ARMIK TE KEQES TE KEQE PADREJTESIS PADREJTESI NGA GJITH KLASA POLITIKE SHQIPTARE NJE ZERI DHE TE LARGOHEN PREJ SAJ .DHE TE VERTETES TE VERTET DUKE E PRANU DHE ZBATU .KETA ME HESHTJE NJEZERI HAPUR PERBADH ZHVILLIMEVE TREGOJN QE TASHME JAN TRADHTAR TE KOMBIT MARRIN CDO EMER KAN HAK CDO VEPRIM NDAJ TYRE PO AQ SA ESHTE GJENDJA AKTUALE BRENDA NE SHQIPERI PAR NGA CDO KENDVESHTRIM PO ASHTU DHE NE GJITH HAPSIREN SHQIPTARE PER MOSVEPRIMET SIPAS MUNDESIVE KOH PAS KOHE QE REFLEKTOJN ME FAKTE DOBITZGJILLJET

    2. PA ASNJE DYSHIM QE KOSOVA .DO NXJERR PROVAT PER IMPLIKIMIN SERB PER SULMIN KRIMINAL NGA VUCICI.POR PASI EVROPA TE KERKOJ NDJES PER HAPJEN E KETI IMPLIKIMI 100VITE ME PARE ME COPTIMIN ETNIK thotë:

      TANI ESHTE MOMENTI QE EVROPA TE RISHIKOJNE DHE NDREQ HISTORIN .SE BEMAT E SAJ NUK I PAGUAJN ME SHQIPTARET NESE EVROPA DON PAQE NE BALLKAN LE TE FILLOJN HAPIN E PARE TE PRANOJNE PUBLIKISHT QE GJITHA NGJARJET TMERRUESE PER 100 VITE VIN NGA DORA SAJ DHE SERBIS PUBLIKISHT TI TREGOJN VENDIN PASTAJ SHQIPTARET SI VAZHDIM ZHVILLIMESH DO PLOTSOJJN KUPTIMET ME FAKTE ME SHQIPTARET SKA ME LOJRA MATUNI MIR NESE DO DIGJET BADHKANI DO DIGJET DHE EVROPA TE NJEJTIN FAT DO KENI POR MOS MENDONI SE SHQIPTARET JAN ME OBJEKT PAZARESH SI KURBAN PER TE PERMBUSHUR INTERESAT TUAJA APO KUJDO TJETER HARROJENI .JETONI JU POR DHE NE ME TE DREJTAT TONA ME CDO KUSHT DO JETOJM SHQIPTARET SDO TI GJENI ME SI PARA KETI SULMI TERRORIST TE ORKESTRUAR QE JU E KENI DITUR QE DO NDOLLIN KENI MARR PERSIPER GARANCI MBROJTJE DHE KENI HESAHTUR TANI QE DESHTUT GJITH BASHK SU KAN FAJ SHQIPTARET PERSE JU KENI APLIKUAR POLITIKA TE PADREJTA KETU E NJE SHEKULL ME PAR ZHVILLIMET JAN RENDIMENTI POLITIKAVE TUAJA ZGJILLJEN GJEJANI JU POPULLI KERKON TE DREJTEN HAKUN HISTORIK

  2. Oh sa e rruan europa,shikojeni Ukrahinen…
    Akoma vazhdon teorija komissioni ja thote nen komisionit,KY nje nen komisioni tjeter e me rradhe…
    Aty prisni,mbas krishtlindjeve do shohim nese duhet apo jo nje komision..

    1. “Europa kjo kurve plake” ka thene dikush, gjithmone w dredhur bishtin , asnjeher nuk ka zgjidhur asnje problem ose konflikt brenda vetes, prandaj eshte qire ne dy luftra boterore dhe si duken bathet e priftit sa me shume plaket aq me shume i ha bytha per ty shkerdhyer shume fort kete heren e trete.
      Vetem USA dhe Anglia e ka shpetuar dhe mund tja mbylli vrimen kesaj kurve plake.

  3. Janë dy çështje të ndryshme dhe të dyja vepra penale. Tek e para ka vrarë 26 vetë, për t’u bërë milioner me fishekët e shtetit shqiptar. Tek e dyta ka vrarë vetëm Kosta Trebickën dhe ka marrë më qafë dy biznesmenë amerikanë që kanë bërë burg, kurse vet nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

  4. nga 61 bashki ka fituar vetem 6 me shpirt neper dhembe bashki te rangut te dyte e te trete. Si mund ti jepnin vote kuksianet forces qe mban akoma ne krye te saj gangsterin politik qe zbriti nga shishtaveci me kepuce te grisura e sot zbret ne sheshin e Kukesit i gergufur me Range Rover 125 mije euro, me Vile ne Tirane, Vile 3 kat ne Lalez, 2 apo 3 apartamente 160 m2 ne Tirane 2 apo 3 apartamente te grabitura nga enti i banesave ne Sarande ne emer te familjareve te vet kur ishte drejtor Enti banesash. Ky Muli gangsteri njeriu me i urryer per mbare shqiptaret qe udhehoqi pordhestat rrugore me molotov ne dore

  5. Dhëndri i Berishës shpërthen në sulme ndaj SPAK, ndjekësit e “masakrojnë” për aferën e ish-kompleksit “Partizani”

  6. Gazetari Armir Shkurti i afërt me Berishën një kohë të gjatë, ka postuar një foto nga intervista e djeshme e Berishës tek televizioni i shtëpisë së vet me Adi Krastën, duke i kujtuar se punonjësit e televizionit djalit të tij nuk kanë marrë ende rrogat.

  7. BE jane shprehur qarte, borreli dhe lajcaku jane ne dalje te posteve qe kane. Deshtimi i tyre si lehtesues eshte i qarte ne cdo zyre te BE , Frances, Gjermanise, Italise dhe USA

  8. “Revolucioni” u gdhi me premtimin për të zëvendësuar opozitën e shitur dhe u ngrys i blerë nga një Kullë 64 kate në zemër të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *