• |
ide | kryesore

Ministrja e Jashtme e Kosovës tregon si e fyente pa pushim Daçiç në OKB (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ministrja e Jashtme e Kosovës tregon si e fyente pa pushim Daçiç në OKB (VIDEO)



Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla akuzoi ministrin e Punëve të Jashtme serb, Ivica Daçiç, se e fyente pa pushim teksa ajo fliste në sallën e OKB-së.

“Ministri i Jashtëm serb hidhte fjalë të pista drejt meje në sallën e OKB-së, me qëllim që të më shpërqëndronte. Qëllimi im ishte të paraqisja pozicionin e Kosovës”, tha Gërvalla.

“Jam shumë krenare që stafet tona janë të matura dhe nuk e marrin seriozisht, se kështu kanë bërë gjithmonë. Kur dolëm nga salla ata donin sup më sup të përballeshin me bashkëpunëtorët e mi. Janë regjistruar edhe nga të pranishmit e tjerë”, rrëfen zv kryeministrja.

“Ne nuk negociojmë për Serbinë, negociojmë për vendin tonë, që gjeneratat e ardhshme të mos përballen me te njëjtat gjëra. Ne, duhet të mendojmë se çfarë duhet bërë që Serbia të mos tentojë të përsërisë atë që ka ndodhur të dielën”, shtoi ajo.

Gërvalla zbuloi gjithashtu se kërkonin tre gjëra nga ndërkombëtarët.

“Në kërkojmë nga ndërkombëtarët ta dënojnë sulmin e Serbisë, të na dorëzojnë terroristët që sulmuan policinë e Kosovës dhe të ketë sanksione ndaj Serbisë. Ne e dimë që Serbia nuk do e ndalë sjelljen agresive”, tha Donika Gërvalla në Top Story.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=135&v=PMel_F98UFU&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title



5 Comments

    1. keta nuk jane profesioniste por kane pordhe..Pastaj jane edhe ca langaraqe si puna jote qe nuk kane kuptuar asgje e shajne edhe veten e tyre..pis

    2. E perse do ofendosh shqipetaret ti?? Keta jane shume me poshte por e shesin veten shume lart..Korrupsioni dhe budallalliku i ketyre eshte i famshem, por ca si ti lexojne artikujt e gazetave dhe “frymezohen” per budallalliqe

    3. PRENDIMI ESHTE FRYTDHENSJA PER CDO SISTEM TE ORGANIZIMIT JETES NE TOK TE SHEKULLIT KALUAR AI TANI NDOLLET NE SPROV MIRBESIMI SI VIZION VAZHDIMI OSE DESHTIMI TOTAL thotë:

      NESE PRENDIMI SI AKTORJA E PAR E COPTIMIT SHQIPTARE PER 1SHEKULL TE SHQIPTAREVE SI FRYTDHENSJA E TE GJITHA SISTEMEVE TE ORGANIZIMIT TE JETES NE TOK NGA CDO KENDVESHTRIM PREJ NGA NJERZIMI KA RUAJTUR PAQEN QETESIN EKUJLIBRAT KONTROLLIN PAVARSISHT FORMES.NESE NUK DETYRON SHTETIN SERB TE DORZOJ KRIMINELET ME FAKTE TE GJYKOHEN SIC KOSOVA DORZOJ PADREJTESISHT PRETENDIMET SERBE TE PJESTAREVE TE UCEKES PER GJYKIM NDERKOMBETAR.KY ESHTE TREGUES KEQARDHJE PER GJITHCKA QE PRENDIMI SHPIKU SAJOJ SHEKULLIN E KALUAR DESHTOJ TOTALISHT HAPUR SE DESHTIM NESE KUPTONI PRANONI SI FJAL QUHET PAFUQIJA PER TA ZBATUAR ATE CFAR KE VENDOSUR SI MARRVESHJE NDERKOMBETARE .NUK MUND TE KET SELEKTIVITET NE ECURI ZHVILLIMI PERBADH ASAJ QE ESHTE VENDOSUR.DHE NE KETE PIK SHQIPTARET I VENDOSIN NE MOMENT SAKRIFICE VETMOHIMI ME TE DREJT PER TU VETMBROJTUR DHE TE GJEJ PARTNER TE BESUSHEM PERKRAHJE DHE LARGIMI MENJEHERSHEM I NGA FUSHAT E NDIKIMIT ME KARAKTER IMPONUES PERSHKAK TE ZHGENJIMIT DHE MASHTRIMIT NGA CDO AN TANI LIRONI ATO NJERZ NGA BURGU HAGES QE I MBANI PADREJTESISHT SE SEJCILI DO TA GJEJ MENYREN E ZGJILLJES .ME KET VEPRIM NESE NUK VEPROHET KESHTU ATEHER BOTA HYN NE LUFTEN E TRET KJO ESHTE DESHTIM ME FJAL DHE VEPER COPTIMI ISHIN PLANET TUAJA LIGJET ISHIN MARRVESHJE PER TE GJITH RESPEKTONI PRA OSE TREGUESIT E SHVILLIMEVE JU IZOLOJN TE GJITHEVE DHE LEJOJN KAOS OSE RIORGANIZIM NGA KONKURUES TE RINJE ME RREGULLA DHE KRITERE TE REJA POR PER KETO KOSTO NUK KALOJN PA PERGJEGJSI ASKUSH NUK DON PADREJTESI DHE SEJCILI DON HAKUN QE I TAKON NE KETE BOT KU JAN BURRAT TE URTIT .ATO QE KAN MUNDESI QE BOTA TE MOS ZHYTET NE FAZ LUFTE SHKAK INTERESAT POR FAZ PAQE SHKAK TE DREJTAT SI DOMOSDOSHMERI UROJ TE NDOLL ME E MIRA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *