• |
ide | kryesore

Petkoviç: Kosova kërkon të fshehë prova në sulmin në Banjskë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Petkoviç



Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se Kosova nuk e lejoi misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, që të marrë pjesë në hetimet për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, sepse sipas tij, “ata duan të fshehin disa prova”.

Radio Evropa e Lirë i dërgoi pyetje EULEX-it dhe Policisë së Kosovës lidhur me akuzat nga Beogradi, por këto institucione ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup personash të maskuar dhe armatosur. Sulmi ndodhi në Banjskë të komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës. Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në sulm dhe disa policë të tjerë u plagosën. Autoritetet e Kosovës më pas njoftuan se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë tre sulmues të dyshuar.

Petkoviç pretendoi se sulmuesit “u vranë nga afërsia, pasi u dorëzuan”.

“Prandaj, kërkesa jonë kryesore është që një komision i pavarur, së bashku me ekspertët thanë, të kryejnë autopsinë e trupave të serbëve të vrarë”, tha Petkoviç.

Kosova e konsideron si sulm terrorist dhe e fajëson Serbinë për të, ndërkaq Beogradi mohon se ka gisht në këtë sulm.

Më 27 shtator presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përsëriti këtë qëndrim. Ai tha se nuk e di se cili ka qenë qëllimi i grupit të armatosur që kreu sulmin në veri të Kosovës.

Zyrtarët në Kosovë kanë fajësuar nënkryetarin e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që mbështetet nga Beogradi – Millan Radoiçiç, për udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit.

Këto akuza, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka mbështetur në një video të incizuar me dron, që ka thënë se shfaq Radoiçiçin në Banjskë, të armatosur dhe të veshur me uniformë ushtarake.

Vuçiç deklaroi më 27 shtator se Radoiçiç gjendet në Serbi dhe se do të merret në pyetje.

Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.

Sulmi në veri është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Në bllokun evropian, disa shtete anëtare po kërkojnë që për këtë rast, Serbisë t’i vendosen masa ndëshkuese nëse vërtetohet se ajo është përfshirë në këtë rast./REL/



5 Comments

  1. SIKURSE GJITHA VENDET BADHKANIKE QE DUAN TE FSHEHIN FAKTET HISTORIN E COPTIMIT ETNIK DHE ZHDUKIN EKZISTENCEN TON PRANONI KETO FAKTE DHE SHQIPTARET PLOTSOJN FAKTET E NJE ZHVILLIMI ME IMTESI thotë:

    KETO DUAN TE PERFITOJN GJITHCKA NE MENYR TE PADREJT DHE NUK PRANOJN TE DESHMOJN TE VERTETEN SIC QENDROJ

  2. Njeher beogradi tha u vrane nga larg me snajper, tani po thone u vrane nga afer. Mire do ishte ti kishin vrare te gjithe pa iu dridhur syri se vetem plumbin meritojne flliqesirat. Hetimet kur ka nje sulm terroriste skane vlere me pas

  3. Per cfar ta lejoj EULEX-in apo qe te ndryshoj provat pastaj ne favorin tend? Se ditet e para sikur u tha qe nje pjes te terroristeve kaluan kufirin me ndihmen e EULEX.

  4. Cfar na i nxirrni ne lajme keta ropqira serb, keta vetem te genjejn din, keta te genjejn edhe per oren po ti pyesesh. Keshtu jan mesuar nje jet te ter. Gjith historin e tyre e kan genjeshter, jetojn me mite te genjeshtra. Festojn nje betej qe e humben me perandorin osmane e keta thon fituam. Ca te merresh me me keta qe genjejn edhe veten e jo me te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *