• |
ide | kryesore

Ndryshime në drejtorinë vendore të policisë së Lezhës, shkarkohen zyrtarë të lartë

Lajme, Të fundit



Disa ndryshime të rëndësishme raportohet të jenë bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës. Burimet bëjnë me dije se janë shkarkuar shefi i krimeve, shefi i rendit si dhe drejtuesi i komisariatit në Rrëshen.

Të emëruarit e rinj janë: Klodian Kondi, shef i komisariatit në Mirditë, Gentian Berberi, zv.drejtor i hetimit dhe Altin Mena, zv.drejtor rendi. Kujtojmë që pak ditë më parë Rrësheni u trondit nga atentati ndaj Martin Bardhit dhe plagosjes së tre personave të tjerë, ngjarja e cila ende ka mbetur pa autor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *