• |
ide | kryesore

Sekuestrohen dy makina, motor dhe motorskaf me targa serbe, dyshohen në pronësi të Radojçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas operacionit i cili u zhvillua sot në orët e hershme të mëngjesit në veri, Policia e Kosovës ka sekuestruar dy vetura luksoze “Mercedes” me targa të Beogradit, një motor pa targa si dhe një motorskaf, të dyshuara në pronësi të Milan Radoiçiç.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in kanë kryer kontrolle në rrugën ku ndodhet restoranti Grey, që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiçit.

Ndërkaq, operacioni policor u zhvillua në pesë lokacione, në tri komunat në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *