• |
ide | kryesore

Rrjedhje gazi në një karburant pranë rrethrrotullimit të Shkozës, evakuuohen banorët

Lajme, Të fundit
Konfindustria

Alarm pranë rrethrrotullimit të Shkozës. Raportohet se është çarë një tub gazi i karburantit në rrugën ‘Sadik Petrela’.


Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.



Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *