• |
ide | kryesore

Diferenca/ Rama shqiponjë me terroristët në Turqi, zog me terroristët në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Edi Rama di si të dënojë një sulm terrorist. Kryeministri di që të flasë edhe në emër të Shqipërisë kundrejt një sulmi terrorist si ai që ndodhi në Turqi sot. Thjesht nuk di (ose do) ta bëjë me Kosovën.

Shikoni si reagoi Edi Rama ndaj sulmit të sotëm terrorist tek ministria e Brendshme e Turqisë.

“Sulmi terrorist në Ankara, është një akt i neveritshëm burracakërie që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Europë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën kundër terrorizmit” – shkruan Rama në plaftormën “X”.

Ky është një reagim i fortë dhe i shpejtë. Por Rama nuk arriti ta bëjë këtë kur serbët sulmuan policinë e Kosovës, dhe një polic, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë.

Ndryshe nga si reagoi për sulmin në Turqi, për atë të Kosovës, Rama shkruajti më gjatë, por shumë më butë.

Shikoni se si shkruante në “X” Edi Rama më datë 24 shtator, kur policia kosovare shkëmbente të shtëna me terroristët serbë të udhëhequr nga njeriu i Beogradit në Kosovë, Milan Radojçiç.

Rama flet për një tragjedi të cilën e sheh si kambanë alarmi dhe se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tryezën e dialogut të normalizimit, një reagim i denjë për një euro-burokrat që preferon të pensionohet në Bruksel.

“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.” – shkruajti Rama.

Krahasimin bëjeni vetë…

©LAPSI.AL 



22 Comments

    1. ku lini radhe ju ripjellsat ju keni 10 vjet qe ja merrni ne goje 24/7 aq shume sa ka fillu te ankohet nga mesi Ramsesi i shkret.
      Vazhdon punen me lepirje dhe marrjen ne goje por qe te mos ziheni dhe vonoheni
      per pune kaloni dhe ketej nga Saliu se luldhimi nuk ka kohe eshte ne gjume shumicen e kohes😂😜

    2. Larg qofte! Si t’jua marresh zanatin lepirsve te ripjelljes. Ju e beni me aq pasion. E befshi sa me gjate!

  1. Vëzhgim i saktë lapsi! Është një shenjë tjetër e antishqiptarizmit të tradhtarit sociopath Rama. Një njeri pa din e pa iman, pa Zot, i poshtër deri në palcë, si shumica e klikës së tij në Tiranë.

  2. Rama eshte nje antishqiptar ,ne veqanti urren Kosovaret ,ka vlla vuqiq vete ka pohu,ju Te PS mos u boni nervoz Jeni me serbet ,ish Kon mire nje konfederate me serbin sepse Nuk realizing iden e,Hoxha ,vazhdone ju o Te mjer…!(po citoj deklarate e ni deputeti gjerman:Serbia Kurr Nuk pas kryminister ma te mire se Rama nga koha e nikolla pashiqit…!!!

  3. Nuk e di, cfare mut fati ka ky vend, qe i bie per ise te drejtohet nga nje dykembesh i ketij lloji! Thirrini mendjes o popull gdhe, qe e votoni kete specie psikopate bashke me byqirat e stanit te Ripjelljes.

  4. Rama reagon per 2 persona qe jane terorist dhe kane nje grup nga mbrapa si prapavije. Nuk reagon si duhet per nje veprim me te madh terorist nga 30-40 persona dhe ka mbrapa mbeshtetjen e Serbise dhe te Rusise.
    Ska problem se cfare vuan nje Komb por mos ti prishet humori vllait Vucic.

  5. Ne prononcimin per rasti e Turqise jo vetem qe e denon ashper dhe menjehere ( e panevojshme), por i tregon dhe Europes si te sillet me Turqine. E tmerrshme sa ne delir dhe demagog qe eshte.
    Ndersa persa i perket Kosoves eshte e qarte. Askush nuk pret gje nga ky pafillo, dhe askush nuk ka nevoje per ty.
    Kosovaret poi zgjidhin vete hallet e veta.

  6. Ne prononcimin per rasti e Turqise jo vetem qe e denon ashper dhe menjehere ( e panevojshme), por i tregon dhe Europes si te sillet me Turqine. E tmerrshme sa ne delir dhe demagog qe eshte.
    Ndersa persa i perket Kosoves eshte e qarte. Askush nuk pret gje nga ky pafillo, dhe askush nuk ka nevoje per ty.
    Kosovaret po i zgjidhin vete hallet e veta.

  7. Rama eshte nje pleher me formim disenjator, e cmund te presesh prej tij turpi eshte i plehrave qe e votuan dhe mbeshtesin,

  8. Pse kerkoni nga Rama ate qe ai se ka ( patriotizmin) lereni te qete, ne boten e tij imagjinare si vlere boterore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *