• |
ide | kryesore

Kurti: Sulmi terrorist, pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës

Lajme, Të fundit
Asociacioni, Kurti: Drafti i ri është në përputhje me Kushtetutën



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin nga grupe të armatosura serbe në veri të vendit. Në një postim në platformën ‘X’, ai shkruan se bazuar në dokumentet e konfiskuara e të konfirmuara nga policia e Kosovës, sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar nga Policia e Kosovës, konfirmohet se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Kjo do të sillte krijimin e një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Ka kaluar një javë nga sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës, që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionet ku ka konfiskuar arsenal armësh në zonën ku ndodhi sulmi, duke përfshirë këtu: granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje etj.



3 Comments

  1. Serbia i ka larguar disa nga trupat që kishte në kufijë, pasi u paralajmërua nga Anthony Blinken (naivi që e thërriste i gjithëfuqishmi Kurti). Sipas Blinken Serbia po akumulonte një armatim armatime dhe trupa ushtarake shumë të mëdha në veriun e Kosovës. Megjithë tërheqjen, armatime dhe trupa në numbër shumë të madh vazdojnë dhe mbeten aty.

    Këto janë mjaftueshëm shqetësuese saqë rreth 200 trupa të ri të KFORit janë zhvendosur nga Britania aty. Në thirrjen me telefon mes Blinken dhe Vuçiç, ky i fundit vetë pranon që Blinken e ka paralajmëruar për masa serioze nëse nuk terhiqen menjëherë.

    Përpos heroizmave, çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Me ç’po kuptohet, janë dy shtete që kanë pasur rol kryesor deri tani, këto janë SHBA (sigurisht) dhe Gjermania (huh?). Gazetat në Britani raportojnë për një bahkëpunim kyq mes SHBAsë dhe Gjermanisë që ka detyruar de-eskalimin, pa zgjidhje tjetër, për Serbinë.

    Ka një optikë të re, sidomos nga Gjermania që ka fillluar të shprehet përmes ambasadorit të saj në SHBA, që përkëdhelja e Vuçiçit është e kotë dhe që në Serbinë nuk kanë një negociues serioz. Vuçiç po mundohet ta vërë gjithë këtë në një kornizë ‘spastrimi etnik Serb’. Duket se e thotë këtë për inerci sepse plani ky ka qënë, që të inskenohej një pretekst për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të Kosovës.

    Këtu tani dalin në pah amatorizmat e diplomacisë së Albin Kurtit, dhe sa të rrezikshme janë ato. Sikur ky plan i Vuçiç të kishte funksionuar dhe sulmi i 24 Shtatorit të përfundonte me dhjetra të vrarë në manastir, mes tyre edhe priftërinj dhe murgj etj. Çfarë mbrojtje mund të kishte Kosova pas kësaj me një Kryeministër që kishte etiketuar Anthony Blinken si naivë, kërkonte ndërrimin e Lajçak dhe shkarkimin e ministrit të jashtëm të EUsë Borrell, prishur edhe me shtetin tjetër të vetëm Shqiptarë përbri dhe në sanksione nga EU për dërgimin me forcë të disa kryebashkiakëve në komuna jo me shumicë Serbe, por totalisht Serbe? Dhe duke marrë gjithashtu parasysh që Albin Kurti mëse një herë del në publik dhe flet për sovranizma nga SHBAtë etj.

    Ndërkombëtarët do kishin totalisht besuar Serbet dhe me shumë siguri so të kishin kthyer shpinën. Do të ishte lejuar një masakër e ngjashme me Bosnjën, dhe justifikimi do ishte një petull e bërë gati nga duart e Albin Kurtit. Deshët sovranitet, jepini armëve tani. Prandaj ankorimi i Edi Ramës te ndërkombëtarët është jetik, sepse aventurierë si puna e Albinit mund të hedhin shtetin në erë, mund të hedhin në erë gjakun e mijëra njerëzve me këto aventura kalamajsh.

    1. Ty ta merr mendja se Kurti do tr donte dhe urdheronte ‘dhjetera te vrare dhe murgj e prifterinj ne manastir????
      Kush eshte naivi ketu?
      Me fal, po ia ke fut’ pak k@rit me grusht rreth aludimeve per Kurtin…

      1. Ne terren ngajrjet shpesh kane nje llogjike te veten. Aty, naten, duke u shkrepur arme nga te gjithe krahet, ne nje terren relativisht te panjohur, fare mire nje apo disa nga anetaret e policise speciale mund te kishin goditur manastirin pa urdherin e kerkujt, nese dhe thjesht per te mbrojtur vehten. Prandaj ka aq shume lavderime per policine e Kosoves qe eshte treguar profesionale. Ky ka qene edhe qellimi i Serbise, qe te ndodhe ndonje aksident.

        Jo, nuk besoj qe Kurti do te kishte urdheruar nje sulm te tille. Budalla nuk eshte ai.

        Dhe lexo mire perpara se te shkruash pergjigje te tille. Perndryshe e sheh ate butonin e kuq me X ne te, mbylle faqen ose shko te nje faqe tjeter sepse turperon vehten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *