• |
ide | kryesore

Qeveria i detyron të punojnë 5 vite në vend, nis protesta e studentëve të mjekësisë

Lajme, Të fundit
mjekesia-ne-proteste-655x356.jpg



Ashtu sic kishin paralajmëruar, studentët e mjekësisë kanë nisur protestën e tyre. Protesta, në nisje të vitit akademik, vjen pas vendimit të qeverisë që i detyron ata të punojnë 5 vite në vend, dhe më pas të të marrin diplomën.

Por kjo është kundërshtuar fort nga këta studentë, të cilët kanë vendosur që sot të bojkotojnë procesin mësimor.

“Nuk po luftojmë vetëm për një të drejtë tonën. Kemi që nga korriku që protestojmë. Kjo është vetëm dita e parë e bojkotit, shpresoj që në ditët në vijim do të jemi më shumë. Mjekësia është elita e këtij vendi. Ne nuk jemi tradhtarë, siç na kanë përmendur. Është tjetërkush që shpërdoron të ardhurat e këtij populli. Ne jemi ata, që sakrifikojmë sa e sa vite për t’i shërbyer këtij populli. Ligji për mjekësinë është i padrejtë. Për këtë arsye Mjekësia do të bojkotojë. Shumë ë vërtetë që mjekët largohen, por ky është faji individual i atyre që ikin dhe faji i instancave shtetërore, që nuk ua mundësojnë kushtet dhe sigurinë. Për këtë arsye mjekët largohen”- u shpreh një prej tyre.



6 Comments

  1. dmth keta qe protestojne hyjne ne mhjeksi vetem per te ik ne Gjermani? Po le ta bejne atje shkollen, pse e bejn ketu? Apo qyl ketu e lek andej

  2. “Ne jemi ata, që sakrifikojmë sa e sa vite për t’i shërbyer këtij populli.” cilit popull flet? Popullit Gjerman?! Se per kete po proteston, qe mbas diplomimit te mos i sherbes me ketij “populli” por popullit Gjerman

  3. Rrogat dhe perfitimet e ketyre kane shkuar ne maje..Lerini te ikin..Konkurenca ehte me indianet dhe bangladeshin..Rrisni taksat e universitetit .E kujtojne veten me te mire.VK

  4. Keta nuk e kane idene cfare do me thene sherbim dhe sakrifice..E quajne veten klase e perzgjedhur. Jane mire keta idiote?

  5. Perpara se te ikin menjehere pas diplomimit ne mjeksi e infermjeri duhet te lene nenshtetesine shqiptare dhe te ikin si apatride, qenie pa identitet Kombetar, meqe nese nuk duan te sherbejne asnje dite ne Atdheu e tyre… Turp per kete brez matérialisté e lekist, por pa dinjitet…

  6. Ende pa e filluar studimin mendojnë ditën e marrjes së dipllomës dhe largimin…
    Një pyetje kisha: Por meqë do ikni pas disa vitesh pse nuk è filloni shkollën në Gjermani? Apo sepse andej s’e kryeni dot pasi ngelni pa hyrë në provime, ndërsa këtu dihet se si merren provimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *