• |
ide | kryesore

Ndryshojnë rregullat për studentët, mbështetje vetëm për ekselentët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ndryshojnë rregullat për studentët, mbështetje vetëm për ekselentët



Qeveria shqiptare e ka cilësuar bujqësinë si një nga degët prioritare strategjike, është shprehur se studentët të cilët do të regjistroheshin në këto programe studimi do të mbështeteshin ekonomikisht. Së fundmi burime nga Ministria e Arsimit për Euronews bëjnë me dije jo të gjithë studentët e regjistruar në këto programe studimi do të mbështeten ekonomikisht, por do të funksionojë me kuota.

Një fakt i tillë pranohet dhe nga dekani i fakultetit të bujqësisë në Korçë, i cili tregon se këtë mbështetje pritet ta marrin vetëm studentët me rezultate shumë të mira. “Në fillim kështu e kemi kuptuar por tani po thuhet se nuk ka dalë udhëzimi përkatës por po thuhet se jo 100% do ta përfitojnë atë, ndihmën ekonomike do ta marrin vetëm ata që janë me rezultate shumë të mira. Nuk e dimë sa sepse do të ketë një shpërndarje të kuotave për çdo universitet dhe universitetet më vendim senati do ti shpërndaje ato drejt fakulteteve. Ne kemi kërkuar të jetë në proporcion me numrin e studentëve të regjistruar.

Në një bisedë që kemi pasur me rektorin jo 100% do ta përfitojnë atë. Studentët nuk e kanë pasur këtë informacion sepse u tha shumë më vonë sesa doli VKM,” – u shpreh Gjergji Mero, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Korçë. Njeri nga studentët e regjistruar në vit të parë në fakulteti e bujqësisë shprehet se kjo nismë është e drejtë, sepse gjithçka duhet të varet nga niveli i notes. “Deri diku po, ai që është i aftë mund të marrë. Varet aftësitë nuk janë njësoj të njerëzve. E gjykoj të drejtë,” – tha Devi Haxhillari.

Studentët e regjistruar në degët prioritare përjashtohen nga tarifat vjetore ndërkohë që në mbledhjen e fundit te senatit akademik të Korçës është marrë vendimi për pezullimin e dy degëve, filozofi – sociologji dhe ekonomiks. Në të dyja degët nuk kishte asnjë student të regjistruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *