• |
ide | kryesore

Shqiptarët, të dytët në botë për kthimet e emigrantëve të parregullt nga vendet e BE-së

Lajme, Të fundit



Kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian nga shtetasit shqiptarë vijojnë të jenë të larta edhe këtë vit. Ndonëse ato nuk janë në nivelet e 2022. Një pjesë e madhe e tyre po urdhërohen të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Eurostat bëri të ditur se në tremujorin e dytë të vitit 2023, 105 865 qytetarë jo të BE-së u urdhëruan të largoheshin nga një vend i Bashkimit Europian dhe gjithsej 26 600 u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar.

Shetasit shqiptarë renditen të dytët nga vendet e gjithë botës që janë kthyer pas urdhrit për t’u larguar.

Sipas Eurostat, Gjeorgjia (9%) përbënte shumicën e të kthyerve, e ndjekur nga Shqipëria (8%), Moldavia (5%), Turqia (5%) dhe India (4%).

Në total, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, numri i shtetasve jo-BE të urdhëruar të largohen u rrit me 9%, ndërsa numri i njerëzve të kthyer në një vend tjetër u rrit me 29%.

Në krahasim me tremujorin paraardhës të këtij viti, numri i urdhër-largimeve është ulur me 5%, ndërsa kthimet kanë mbetur në vendnumëro.

Shumica e atyre që janë urdhëruar të largohen nga BE kthehen në vendet jashtë Bashkimit Europian. E njëjta situatë është edhe në tremujorin e dytë të vitit 2023, ku 76% e individëve u kthyen në vendet jashtë unionit.

Marokenët dhe algjerianët përbënin pjesën më të madhe të atyre që u urdhëruan të largoheshin nga territori i BE-së në tremujorin e dytë të 2023 (8% secili), të ndjekur nga qytetarët e Turqisë (5%), Gjeorgjisë (5%) dhe Afganistanit (4%).

Të dhënat sipas shteteve Franca kishte numrin më të madh të urdhrave për t’u larguar nga qytetarët me shtetësi nga një vend jashtë BE-së të ndjekur nga Gjermania (10 600) dhe Greqia (7 095).

Të dhënat e mëparshme të Eurostat bënë të ditur se Për vitin 2022, në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a.

Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%. Për gjithë 6 mujorin e këtij viti, aplikimet për azil kanë qenë më të ulëta, duke arritur në 3,535, shifër që është 28% më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor



1 Comment

  1. Te lesh shqiperine per evropen, eshte si te lesh edi ramen per taulant ballen. Pra nga muti ne mut. Vend kari dhe organizat karash

    Fuck EU
    Fuck Ramas Albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *