• |
ide | kryesore

Konflikti/ Ata izreaelitë, që ndryshe nga ne e shohin fajin edhe tek vendi i tyre

Arkiva, Kryesore, Lajme
hamas izrael Rama



Në Tiranë, në godinën e universitetit u projektua flamuri Izraelit. Njëkohësisht me këtë, shumë politikanë dhe pjesa dërrmuese e elitës shqiptare kanë zgjedhur pozicionin komod për të dënuar sulmet trerroriste të Hamasit, për të vajtuar viktimat dhe për t’u reshtuar pro qëndrimeve të fuqive perendimore, pa u thelluar në thelbin e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, episodi i fundit i të cilit ka shakaktuar deri më tani më shumë se 1 mijë të vrarë.

Lexo me tej:

Pengjet që do të përcaktojnë betejën mes izraelitëve dhe palestinezëve 

Por, me këtë reduktim të historisë vetëm tek raketat e hedhura nga Gaza, apo tek pengjet e pafajshme civile, duket se nuk janë dakord të gjithë hebrenjtë. Në këto orë të vështira, kur ende emocioni për dëmet njerëzore është tejet i fortë, ka plot zëra autoritarë, në Izrael, që e shohin përgjegjësinë e një konflikti të stërzgjatur edhe tek vetja. Kështu, gazetari dhe shkrimtari i besueshëm, i cili para dy vitesh mori çmimin më të lartë gazetresk të vendit të tij, Gideon Levy, e përshkruan atë që po ndodh, në një mënyrë të ndryshme nga rrëfimi i përgjithshëm. “Në një plan strategjik ky është rezultati i arrogancës të Izraelit. Të besosh se mund të mbash dy milionë njerëz të mbyllur si në kafaz, në Gaza dhe mos paguash kurrë një çmim…Ne po e paguajmë tani këtë çmim”- thotë ai. Ai shkon edhe me tej duke analizuar se sulmet e së shtunës kanë vetëm një lidhje dhe një arsye: pushtimin. “Ata njerëz janë të rrethuar. Të mbyllur në kafaz prej 17 vjetësh. Dhe e vetmja mënyrë që ata kanë për ti kujtuar botës dhe Izraelit problemin e tyre është dhuna. Kur ata qëndrojnë ulur dhe urtë, askush nuk preokupohet për ta”.

Një tjetër gazetë e madhe izraelite, Haaretz, ka botuar në numrin e sotëm një editorial në hebraisht dhe anglisht, i cili në një vend si Shqipëria mund të shkaktonte skandal dhe mund të akuzohej për antisemitizëm. Ai titullohet: “Natanjahu është përgjegjës”. Kryeministri i ekstremit të djathtë akuzohet se ka dështuar të dallojë rreziqet drejt të cilave po e drejtonte vendin duke ngritur një kabinet qeveritar me prioritet aneksimin e territoreve dhe plaçkitjen apo duke futur në kabinet ministra që i injorojnë të drejtat e palestinezëve. 

Andi Bushati Mos e kryqëzoni Ramën në Jeruzalem

Por e përditshmja referenciale nuk është i vetmi institucion kritik me politikat shtetërore. Shoqata Breaking the Silence (thyej heshtjen) e krijuar nga ish ushtarakë për të denoncuar shkeljet në territoret e pushtuara, është prononcuar me shpejtësi për të kundërshtuar politikën e sigurisë së vendit, e cila bazohet mbi “kontrollin e konfliktit”. Politikanët dhe ushtarakët flasin shpesh për “siguri” dhe “ndryshim të ekuacionit”. Sipas reagimit të Breaking the Silence “të gjitha këto fjalë shërbejnë për të bombarduar Rripin e Gazës, për të zhvilluar operacione që pretendojnë se godasin terrorristët, por që në fakt shkaktojnë shumë viktima civile. Gjatë këtyre cikleve ne ua bëjmë jetën të pamundur banorëve dhe pastaj ndihemi të surprizuar kur fillon të vlojë”.

Kulisat e Jeruzalemit/ Rama i thotë “JO” kërkesës që i bëri presidenti Trump

Një tjetër shoqatë Standing Together që tubon sëbashku hebrenj dhe arabë shpjegon: “Ajo që po shohim është rezultat i këmbënguljes së qeverisë për të na shpënë drejt një impasi, pa shpresë për një të ardhme më të mirë. Ne kemi parë këto ditë se nuk ka asnjë mundësi të mbash nën kontroll konfliktin duke garantuar sigurinë. Pak rëndësi kanë fortifikimet që ndërtojmë, kur politika që ndjekim është një politikë lufte. Këtë politikë ne do ta paguajmë me gjak. Dhe është e paimagjinueshme sesa gjak izraelitësh dhe palestinezësh është derdhur sot.

Njohja nga Izraeli/ Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh 

Avner Gvaryhau, drejtori i qendrës së organizimit të Breaking the Silence konkludon: “Ideja se ne do e kontrollojmë konfliktin pa u përpjekur ta zgjidhim atë njëherë e mirë, po shkërmoqet para syve tanë”. 

E pra edhe vetë në Tel-Aviv, ku emocionet e jetëve të humbura janë drithëruese dhe frika nga raketat ende prezente, nuancat e qëndrimeve dhe ideve janë me ngjyrime më të forta se, në Shqipërinë e largët ku elita servile flet me një zë të vetëm.

©Lapsi.al

   



39 Comments

  1. Me mire se analistet kritike izraelite, nuk ke cu shto.Lufta eshte e pa deshiruar nga kush do.Aresyet e kritikeve izralit jane objektive e faktike.Te mos rrembehemi vetem nga nje ane, qe ka mbeshtetje financiaro polikike por per te pare se te gjithe deshirojme te jetojme te lire e jo te pushtuar, e deskriminuar.Ndersa per servilizmin e qeverise sone, eshte shenje e hiper politikes qe ka kapur kete qeveri ne dukje, shfaqie se sa ka permbajtjen e keq ardhjes per viktimat.Gadishmeria ekspres ndaj izraelitper solidaritet, mire eshte, por ama, ne ngjarjet ne Kosove, pame qendrime absurde ndaj vellezerve, e qeverise se Kosoves. Andaj me plot gojen mund te themi se qeveria luan rolin akrobatik per qellime e saj ne mbulim te skandaleve qe ka brenda saj.

    1. Keto qe thuhen jane te verteta, ashtu sic eshte e vertete qe zerat me te respektuar qe kane denoncuar politiken e shtetit te Izraelit jane hebrenj te famshem te botes intelektuale, filozofe e mendimtare me fame nderkombetare. Ashtu sic eshte e vertete, qe intelektualet me te shquar amerikane, te respektuar boterisht, kane denoncuar dhe denoncojne politiken e shtetit te tyre ne vende te ndryshme te botes.
      Keshtuqe, edhe te thuash ca te verteta nuk eshte e lehte; jo vetem kaq, por eshte mendjelehtesi te ngutesh ti thuash ato me te madhe, aq me shume kur ke bindje te majta sidomos ( por edhe bindje te cdolloji tjeter, politik, filozofik, fetar qofte ai), te cilat ta kufizojne shume kontekstin e pergjithshem nga ku duhet nxjerre e verteta.
      Kjo qe thuhet ne shkrimin e mesiperm, eshte vetem nje aspekt i se vertetes. Une po them nje tjeter, pershembull. Kjo gjendje ne te cilen ndodhen banoret e Gazes e ka zanafillen ne luften e pare arabo-izraelite, kur te paret ne aleance deshen ta zhduknin shtetin e sapokrijuar, qe nuk kishte kete territor qe ka sot , por shume me te vogel; perfundimi: ky shteti i vogel e mundi kete aleance shtetesh, dhe e zgjeroi territorin, duke perfshire edhe kete rripin e Gazes. Ky eshte rezultati i nje lufte qe nuk e nisen hebrenjte.
      Ka edhe shume aspekte te tjera ky konflikt, prandaj eshte shume mendjelehte te kapesh pas njerit dhe te arrish ne perfundime.
      Gjithsesi, fakti qe ka personalitete te shquara hebreje qe kritikojne shtetin e tyre, eshte tregues i emancipimit te kesaj shoqerie; vetem ne shoqerite me nje stad te larte demokratik, ka kritika te tilla. Kjo eshte tipike per shoqerite Perendimore. Ne asnje vend tjeter te botes nuk ndodh kjo. Eshte e paimagjinueshme te degjosh zera te ngjashem ne pjesen tjeter te botes. Ne boten arabe eshte edhe pertej te paimagjinueshmes, madje.
      Ajo qe ka shokuar boten eshte menyra barbare qe kane zgjedhur palestinezet per t’iu kundervene shtetit izraelit. Nuk ka asnje argument qe ta justifikoje kete barbari.

      1. Bravo Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.
        Fiks atë që ka thënë Enver Hoxha dhe Hysni Kapo.
        Izraeli është një kobure në dorë të imperializmit amerikan.
        Shteti i Izraelit u krijua nga SHBA dhe Anglia, për të kontrolluar naftën në Lindjen e Mesme.
        Duhen këto shkrime të Lapsit, që njerëzit të kuptojnë se parashikimet e baca Enver, janë gjithmonë aktuale.

    2. Ikni shkerdhehuni ne sume o pederasta. Izraeli ka 2 mije vjet aty ne toke te vet. Palestinezet spo dine ti bejne vend vetes akoma, spo puthin dot më civilizimin, spo evolojne e jane aty ky jane per koke te vet, lerini perrallat me shtypje e shfrytezim. Mire ja ben izraeliz ketyre shpellareve po he, racen tja shujn

      1. Tirons Izraeli esht vend fashist zionizma esht guida e tyre. Rama esht neofashist puthadoras i djallit. Gjithe bashkombasit qe i vene pas a qepin gojet para akteve te ktij kodoshi jane perlyer me faj per krimet e tij.

    3. LE TE MENDOJM FLASIM DHE VEPROJM SI TE DESHIROJM SI GJINI NJERZORE NGA I MADHI DERI TEK I VOGLI NGA I FUQISHMI DERI TEK I DOBTI NGA BESIMTARI DERI TEK PABESIMTARI NGA I MUNDESHMI DERI TEK I PAMUNDURI NESE NUK PRANOJM DOMOSDOSHMERIT DHE NUK JUSTIFIKOJM PERGJEGJSIT QE KEMI PREJ ZOTIT BOTNAVE. NE KET JET KALIMTARE SI SPROV PER NE NGA ZOTI ME KTHIM ATIJE NE SI INDIVID APO KOLEKTIV GRUPE APO TE GJITH BASHKE DESHTIMI NDESHKIMI ZHGENJIMI VETSHKATRRIMI GJITHEVE NA PRET

  2. Si nuk ju vjen turp me keto publikime qe zhvendosin debatin nga sulmet çnjerezore te nje organizate terroriste palestineze ne sofizma ojq-sh.

    Fatkeqesisht konstatoj se Lapsi eshte kthyer ne nje moçal gjysme te vertetash me qasje antiperendimore.
    Qendroni me mire te lajmet mbi Rrahjat e Fushe-Krujes, vula e foltores, dhe hemorroidet e Rames.
    Turp per ju dhe financuesit tuaj te sanksionuar per korrupsion madhor.

    1. Këto lloj sanksioninesh pa din e iman janënarsyeja pse amerikën e ueren trecereku i amerikës vetë sepae në botë aanjë nuk e honeps dot amerikçn mga amerika latine qendrore, afrika, lindja e mesme, azia europa e kudo
      Pwrveç vendeve si, anglia australia e noi tajwan e kore e jugut se skam ca bëjnë
      Në shqipëri çuditëriaht e duan ish monistet dvorani me gramoz ruçin mbeaeën e server pëllumbit olta xhackën sajmir tahiri janë ndër më proamerikanët
      Arayeja?! Sepse sot në amerikë qeverisin sociaë globalistet si ka mundësi qe dvorani mos u rrëfye tek papa dhe nga një hetues kriminel i enver hoxhes u shnderrua papritur në kalorës të demokracisë në shqipëri sipas amerikanëve të korruptuar socialistoglobalistë, apo me eacobarin dhe kristofer hill që përkrah vrasëa si vuçiç

      Turpi dhe pafuqia e kanë gishtin e tek amerikanët e korruptuar social globalistë pasi amerika është në krizë

      1. E NONE ZEZ. QEKAN MOBILIZU OJQ E SOROSIT. PALESTINEZET JAN BASHKJETUES ME HEBREJT ME MIJRA VITE POR NGATRRESA JAN KTO “HEBREJT” E BARDHE QE SPONSORIZOJN KTO BYTHSHKLYMAVE SI PUNA VELIAJT RAMES LLAPAJTDHE SI PUNA KTYNE LANGARAQVE TE DORES FUNIT QE SHKRUJ KTU.

    2. Lajm tipik disinformues. ‘Ata’ thote per israelitet a thu se te gjithe je mendojne keshtu. Nderkohe jane vetem ca marksiste te roitur qe flasin keshtu se masa e popullit si sheh dot me sy palestinezet.
      Mire thone robt qe lapsi rshte nje sajt konviktoresh delirant

  3. Une besoj se shteti i Izralit ka deshtuar ne perthithej e qytetareve te tij arab per ti trajtuar si te barabarte me izraelitet. Duke i izoluar, e persekutuar palestinezet ata kane krijuar kushtet per dhune ekstreme nga ana e palestinezeve qeune e denoj.

    1. O Astrit, nuk jane "shtetasit e tij arab", jane popullsia autoktone e territoreve te pushtuara. Ti n thotë:

      Bravo intelektual i mire informuar konformist.

    2. Ore do flisni per vendin tuaj pa bukë
      Ju skeni fol për kosovën kaq shume
      Prisni nga ndërkombëtarët ti vënë sanksione serbit
      Po vetë në çfarë bëjmë ?
      Kosova vetë a e ka ndalur importin e mallrave serbe ,në a mund ti bashkohemi nismës për bllokim të importit të mallrave nga serbia?
      Së ata atje në palestinë ,izrael i japin dum vetë muhabetit
      Si pranuam ne të nxjerrim serbinë në det kur me qindra vjet jemi vra e pre për këtë gjë

      Dhe nëse do na kërkohej nga ndërkombëtarët a duhet të kërkonim ne këmbim njohjen e Kosovës?

  4. Izraelitet jane kritike me veten sepse VETE ATA E SUNDOJNE VENDIN E TYRE!
    Ndryshe nga Shqiperia, e marre peng prej kohesh nga Soros, BB, FMN dhe, se fundmi, pansllavizmi, Izraeli ka udheheqes qe VETE i ka zgjedhur dhe VETE u kerkon llogari, si ne deshtime, ashtu edhe ne suksese!

    1. o kar me zile hap syte se te ka gfut Berisha ne koke Sorosin e sdi ku ta kerkosh me tjeter problemin vecse tek plaku 90 vjecar

  5. IZRAEL- kryqezuesit e Krishtit dhe armiqt e Islamit.
    MASHTRUESIT NR 1 ne Bote.
    EKZAGJERIMI jasht logjikes njerzore dhe viktimizimi ekstrem i vetes se tyre pas luftes 2-te Botrore,me Holokaustin,ashte nji mashtrim i madh dhe trushpelarja me e madhe ne histori, qe ka ndodhe ndonji here.
    Netanjahu asht FASHIST dhe Izraeli asht shtet AGRESOR.
    E sa per Allvaniqine ose Allbanac,BYTHLEPIRESIT ekselent cdo hemisfere te Tokes.

  6. herbrejte jane ndjekur e persekutuar mijra vite me pare nga romaket dhe greket, e pastaj nga shtetet europiane latino-gjermanike dhe shtetet ortodokse me ne krye Rusine, Armiku i hebrejve ka qene Kisha. holokaustin kunder hebrejve e kane USAHTRUAR kryqtaret spanjollw, dhe hebrejte u strehuan
    dhe gjeten shpetim ne perandorine osmane. hebrejte e formuan shtetine tyre pas luftes se dyte boterore , ne shtetin e palestines. bota i mbeshteti hebrejte sepse ata donin t’i dwbonin hebrejte nga shtetet e tyre. Dihet tashme se ka me dhjetra e dhjetra rezoluta kunder politikes genocidiale, te aparteidit dhe te pastrimit te pameshirshem etnik qe ushtrojne hebrejte kunder palestinezeve , ashtu si nazimi dikur kunder tyre. palestina ka te drejte te kete shtetin e vet.PerEndimi njohu shtetin izraelit ngritur mbi Palestine,por nuk ka njohur te drejten e palestinezeve qe te kene edhe ata shtetine vet ne trojet mijravjecare te tyre. Lindja e Mesme ka qene edhe e izraeliteve edhe e palestinezeve prej mijra vitesh.

  7. Asnjë besoj nuk thotë që palestinezët nuk kanë të drejtë aq më pak Izraelitë që jetojnë atje e që kanë një ndërgjegje civile. Por problemi kyç është që përdorin metoda terroriste. Sa civilë i vranë? Mbi 1200!! Ndër ta sa fëmijë?? Plotë. Të vrarë me gjakftohtësi!!Sa ushtarakë?? Vetëm 45 !!Dhe këta të asgjësuar po më gjakftohtësi ku bënin pjesë dhe femra!!! Pa një qëllim ,pa një pikësynim.Betem terror!! Dhe sigurisht do vijë dhe reagim. Dhe nuk jam aspak dakord me dikë që konsideron holokaustin një mashtrim të madh. Të thuash një gjë të tillë është të mohosh historinë dhe krimin më të madh ndaj një populli që tërë jetën është persekutuar dhe nga ato vënde Europianë perëndimore në shekuj!!

    1. E thonë vete izraelitet , shko shiko sa kane qene gjithsej ne kampe përqendrimi, as 300 mij s’kanë qenë

  8. Shtet ushtarak!

    Problemin e kane krijuar shtetet perendimore qe ne ’46, kur 60% te territorit iu dha shtetit hebre, edhe pse popullsia hebreje ne ate kohe ishte 2-3 fish me e vogel se popullsia arabe. Thjesh donin ti hiqnin hebrenjte nga vendet e tyre. Se kishin marre ne dore eliten e ekonomise ne vendet e tyre.

    1. O kari cigutet po ktheheshin ne toke te vet, ne shtepine e tyre te cilen e kishin braktisur. Palestinezt u futen ne tolat e cifutve si cecenet qe zune tokat ne bathore. Mire ben israeli qe i zbyth

  9. Sa here ka probleme dardania apo shqiperia, perhere do nisi diku nje rremuje. Q…R…¡¡¡¡¡¡¡¡¡¡

  10. BRAVO LAPSI ! LEJINI GOJORISTET E BASHKISE TIRONE TE BOJN ZANOTIN QE DIJN ME MIRE. ARTIKULL REALIST.
    LEXOJ HER PAS HERE GAZETEN HARETZ DHE KA ARTIKUJ SHUME SERIOZE PER CESHTJE ME PALE

    BRAVO LAPSI. ARTIKULL REALIST. LEJINI GOJORISTET E BASHKISE SE TIRONES TE BOJN ZANOTIN QE DIJN MA MIRE…LEPIRJEN

  11. Me siguri qe e verteta eshte diku ne mes. Ato njerez ne palestine e sidomos ne Gaza qe jane ashtu te kontrolluar e te burgosur prej vitesh, diku do shperthejne edhe prandaj kjo qe ndodh eshte e pervitshme. Problemi i tyre eshte qe menyra e reagimit eshte e drejtuar nga urrejtja dhe behet ne forme cnjerezore e drejtuar nga civilet, gje qe i ul kredibilitetin. Gjithashtu baza ekstremiste fetare edhe mbeshtetja nga forca autoritare si Irani edhe Hezbollahu nuk i ndihmon ne kauzen e tyre. Por edhe Izraeli duhet ta kuptoje qe kjo menyre sundimi nuk po i sjell qetesi dhe njerezit duhen trajtuar me dinjitet kshuqe duhet te nderroje menyre qofte edhe per qetesine e vet.

  12. Basha ‘fshiu’ nga lista e aktorëve politikë pikërisht Sali Berishën, njeriun e shquar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me “bijtë e terrorit”, deri duke e kthyer vendin në poligon për stërvitjen radikalëve islamikë të Al Kaedës dhe u bë ‘mikpritës’ i vetë Osama Bin Laden. Pra Berisha në krye të PD dhe opozitës do ishte një Hamas, Fatah, Hesbullah dhe Xhihad bashkë, në këtë situatë. Do na kishte marrë erzin para botës.Shpellkaret gjithologe te xhihadistit salih karaxhic berisha kane gjetur dy tre mendime ndryshe per luften terroriste te hamasit etj kunder popullates qe ishin duke kercyer ne nje festival,perdhunime pa fund vrasje plagosje,tani eshte rradha qe izraeli ta plugoje token e ketyre terorristeve qe ju perkrahni

  13. Çdo luftë që si objekt të saj ka vrasjen e persekutimin e popullsisë civile apo pushtimin e robërimin e një populli tjetër, është jo vetëm një luftë e padrejtë, por është një luftë kriminale terroriste.
    Vërej se Lapsi ka ekspozuar një tabelë me numurin vrasjeve të palestinezëve e izraelitëve duke filluar që nga viti 2008, ku numuri i vrasjeve të palestinezëve ësht 10 herë më i madh se ai i izraelitëve.
    Po a mos historia e shtetit e popullsisë izraelite ka filluar në vitin 2008 ?
    Konflikti izraelito-arab ka filluar që prej më shumë 2008 vitesh e në këto dymijë vite, përveç faktit se izraelitët u dëbuan me terror nga arabët e romakët që para 2000 vitesh duke u shpërndarë në gjithë Euroazi, nuk duhet të harojmë se miliona izraelitë u masakruan nga nazizmi hitlerian në Luftën e dytë botërore.
    E parë nga ky këndvështrim historik, fati i popullsisë izraelite i ngjet fatit të shqiptarëve të sotëm pasardhës të ilirëve..
    Gadishulli ku jetojmë, deri para rreth 150 viteve nga historianët e gjeografët europianë quheshte Gadishulli ilirik.
    Emri Ballkan, një vargmal në Bullgarinë e sotme, filloi të përdorej, kur ky gadishull si pasojë e dyndjeve sllave, u dominua nga ana demografike prej tyre.
    Ndryshimi ndërmjet ilirëve e izraelitëve qëndron në faktin se nëse ilirët nga popull dominues i gadishullit, u rrudhën në territoret e sotme e pjesa më e madhe e popullsisë ilire u asimilua nga pushtimi romak , bizantino -grek e veçan[risht nga sllavët.
    Ndryshe nga ilirët, hebrejtë ndonëse u shpërndanë në vende të tjera, e ruajtën me fanatizëm për shumë shekuj edhe atje ku shkuan identitetin e tyre etnik, duke u shquan në vendet ku emigruan për aftësitë e tyre në të gjitha fushat..
    Është ky fakt , që i ka bërë hebrejtë të respektuar nga gjithë bota për këmbënguljen shekullore në vlerësimin e ruajtjen e kombësisë së tyre.
    Pas mynxirës së madhe që pësuan nga nazizmi hitlerian gjatë luftës së dytë botërore, a nuk e kishin ata të drejtën që të ktheheshin në vendin e tyre e të rindërtonin qoftë edhe pas dymijë vitesh shtetin e tyre ?
    Padyshim që në këtë akt të tyre sublim nacional, ata u ndihmuan edhe nga perëndimi që nuk arriti ti mbronte nga masakrat naziste..

    1. cifutet vrane presidentun e vet nje zoteri burre, qe punoi aq shume per paqe. Por moterqirat nuk duan paqe duan rremuje se aty vidhet kollaj. Te qite netanjahu ne vesh.

  14. O “Miu” !
    Po ai presidenti izraelit “zotëri burrë” që e paskeshin vrarë “çifutët”, çfarë kombësie kishte ?
    Nuk ishte edhe ai “çifut” ?

  15. Po pra Lapsi ndaj dhe ne duhet te shofim se cfare mund te bejme qe ta evitojme nje lufte me Serbine, jo te mbeshtesim skifteret si Albin Kurti, se keq apo mire Izraeli i ka marr masat ushtarakisht, por ne jemi dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Te pakten te ishim armatosur ushatrakisht pastaj te benim trimin, se do na dnodh si Armenia me Azerbajxhanin pastaj…

  16. “Ka izraelitë që ndryshe nga ne, e shohin fajin tek vendi i tyre”
    Është jashtë çdo llogjike ky “konstatim” i Lapsit
    Unë nuk do ja kisha vënë kurrë fajin “vëndit” Izrael se është vëndi i origjinës së Marksit, ndonëse fillozofia utopiste e tij për epërsinë e sistemit komunist, u bë shkak për sistemet diktatoriale kriminale që shkaktuan miliona viktima njerëzish, dhe vendet që përqafuan ate sistem, ngelën dy shekuj prapa nivelit lulturor e ekonomik krahasuar me vendet perëndimore kapitaliste..
    Po kështu nuk do ja vija fajin Izraelit që ishte vendlindja e Jesu Krishtit e përhapi gënjeshtrën se njerëzimi u krijua nga “mëkati” i Evës me Adamin. apo Arabisë ku pas 5 shekujsh lindi Mohamedi e Adami na u bë Adem e Eva Hava.
    Është vërtetuar tashmë shkencërisht se në këtë planet ka pasur një epokë të qënieve të gjalla gjiganteske të llojit të dinosauëve, kur Eva e Adami nuk njiheshin fare e bile ka gjasa që edhe tek ato qenie të ketë egzistuar truti i zhvilluar..
    Ja po e zemë se vërtetë në gadishullin arabik u shfaq njeriu i parë Adam apo Adem e nga një copëz e tyre u krijuan edhe Eva apo Havaja, po pse harohet se arabët as e kishin idenë se përveç vendit të tyre, në planet kishte edhe hapsira fare të panjohura ku jetonin njerëz e mijra lloje qeniesh të tjera të gjalla ?
    Jo po shkuan atje me “varkën e Noas” ???????????
    Ndonëse përmend këto fakte reale të dogmave fetare mbështetur në legjenda të sajuara e besuara nga njerëzimi në stadin e para dymijë viteve të evolucionit kulturor, e ndonëse ndarjet ekstremiste fetare kanë shkaktuar edhe luftëra të përgjakëshme, më duhet të pranoj se fetë e korifejtë e tyre kanë luajtur një rol të rëndësishëm në evitimin e krimeve me thirrjet për paqë e mbështetjen e të varfërve, qoftë edhe me kërcënimin e ndëshkimit nga Zoti.

  17. dy kryeministrat e mërzitur nga ana tjetër janë bërë miq me njëri tjetrin, edhe pse Greqia nuk e njeh Kosovën, por me I ka bashkuar inati me Shqipërinë, aq sa duket sikur Albini është më shumë dakord të ketë “asosacion” të bashkive me shumicë greke në Shqipëri” që është vendi me ligjet më të mira në botë për pakicat, por jo në Kosovë, ku në fakt komunat me shumicë serbe kanë të drejt të kenë një organizim jo ekzekutiv të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *