• |
ide | kryesore

Presidentja e KE nesër në Tiranë, takim me Begajn e Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Presidentja e KE nesër në Tiranë, takim me Begajn e Ramën



Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet që të mbërrijë në Tiranë të dielën e 15 tetorit. Von der Leyen do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin, Edi Rama, për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas takimit, von der Leyen dhe kryeministri Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp pas takimit të tyre, në orën 17:30.

Të hënën, presidentja von der Leyen do t’i bashkohet Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Verhelyi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Samiti do të mbledhë së bashku krerët e shteteve ose qeverive nga Ballkani Perëndimor.

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar me liderët rajonalë mbi Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, aktualisht në përgatitje nga Komisioni, i cili synon të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për njerëzit e Ballkanit Perëndimor tashmë, përmes integrimit në tregun e vetëm, bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe përshpejtimin e reformave themelore dhe rritjen e mbështetjes financiare.

Plani do të plotësojë mbështetjen e ofruar tashmë në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së prej 30 miliardë eurosh të nisur në vitin 2020, i cili deri më tani ka mobilizuar 16 miliardë euro në investime për projekte kryesore.



4 Comments

  1. Ka filluar ritja e taksave numurimi i banesave, euro ne toke si nivel,, javash javash po piqen kushtet qe shqiptaret te shkojne vete ne europe dhe europa te zbrese ne albanistan ku te integroje njerzit e pamundur e te mbarum , prandaj ne e duam dhe ajo na do me kushte diskrete

  2. Edhe 300 miliard po te akordoje BE per Shqiperine, njerzit e thjeshte jo vetem qe nuk do te

    perfitojne asnje dylekesh, por perkundrazi do tu shterngohet akoma me teper laku rreth qafes

    sic po u shterngohet me rritjen e taksave, me shtrejtimin e cmimeve me rritjen e arrogances e

    te korrupsionit qeveritar.,

  3. Rrezervat e shtetit te karit jane vjedhur. Futini llapen ne bythe njeri tjetrit, bashke me Tuversulen.
    Therrisni dhe arixhiun me dildo ne dore, se taulanti rri te vrima celesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *