• |
ide | kryesore

Kurti kryediplomatit britanik: Sulmi terrorist i 24 Shtatorit i sponsoruar nga Serbia

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Fillimisht, Kurti e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për kontributin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

U bisedua për situatën aktuale të sigurisë në vend, si dhe sulmin terrorist të Serbisë të datës 24 shtator ndaj Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se provat e shumta të mbledhura konfirmojnë se sulmi u sponsorizua nga shteti i Serbisë. Ishte një tentativë për të cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës, pjesë e një plani më të madh që synim kishte aneksimin e veriut të Kosovës.

Kreu i ekzekutivit theksoi se është me rëndësi që partnerët tanë dhe komuniteti ndërkombëtar të dënojnë terrorizmin dhe sulmin e Serbisë ndaj një shteti sovran dhe të ndalojnë destabilizimin e rajonit.

2 Comments

  1. Dhe këta 30 fshatarë serbë të armatosur deri në dhëmbë ishin pararoja për të krijuar rrethana të ndërhynte ushtria sërbe që ishte në kufi për pushtimin e veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *