• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Reshje shiu në disa zona të vendit dhe temperatura të ulta

Lajme, Të fundit
Si do të jetë moti për fundjavën



Pritet rënie graduale e vlerave barike duke sjellë freskim të menjëhershëm të motit në të gjithë territorin e vendit. Reshjet do të mbeten prezenete në zonat veriore dhe jugore duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta zonat qëndrore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin, për pasojë vranësirat do të jenë prezente, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Parashikohet që gjatë natës i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira më të pakta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita do të ketë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C. Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *