• |
ide | kryesore

Rama: E vërteta e raporteve të mia me Kurtin dhe Vuçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama përsëriti në emisionin “Opinion” se Kosova duhet të ndjekë këshillat e ndërkombëtarëve për të gjetur rrugën e marrëveshjeve me Serbinë. Duke u ndalur te deklarata e presidentit të Francës Macron për vizat e Kosovës, Rama tha se qeveria e Kosovës duhet të përfitojë nga javët në vijim.

Kreu i qeverisë zbuloi se për këtë çështje qeveria e Kosovës nuk i ka kërkuar mendim, ndërsa tha se vendimi i takon kryeministrit të Kosovës. Sipas Ramës, qeveria e Kosovës duhet bashkëpunojë më shumë me ndërkombëtarët dhe të plotësojë kushtet që ata kërkojnë.

“Shqetësuese është se profile publike dhe profile falso u hodhën kundër tij dhe kundër meje, sikur këtë e bëra unë. U them atyre që ta lexojnë mirë atë që ai tha se foli për disa javë në vijim dhe këto javë duhet të jenë kohë oportuniteti. Angazhimi i tyre dhe arsye pse gjithë ky reagim, që nuk është vetëm i Macron dhe i të gjithëve, negativ ka të bëjë me investimin te Kosova.

Përsa kohë i kanë vënë Kosovës në tavolinë një plan që është njohja de facto e Kosvës nga Serbia, nuk e kuptoj këtë absurditet. Ata mendojnë që Kosova duhet të bëjë pjesën e saj dhe t’ua lë atyre të merren me Serbinë, kjo është e gjitha. Pala më e interesuar për të dalë nga kjo situatë është Kosova. në rast se do më kërkoje mendim, unë do e bëja…

Nuk jam në pritje të kësaj kërkese dhe nuk më vjen keq pasi kjo është sovranitet i deleguar nga populli për kryeministrin e Kosovës. Kosova duhet të bëjë pjesën e vet. Kosova duhet të thotë, 1,2,3,4,5 dhe tani merruni me Serbinë. Lëruani në dorë atyre që u rrinë në kokë Kosovës dhe kjo që unë firmos dhe ai nuk firmos është dëmtuese për Kosovën. Plani Franko-Gjerman është ideale për Kosovën. Nëse ideale është që Serbia të shtrihet dhe të paguaj dëmshpërblimet kjo ekziston në një botë tjetër”, – tha Rama që u pyet edhe për marrëdhëniet me Kurtin dhe Vuçiç.

“Me Kurtin kam të njëjtat raporte. Erdhi në Tiranë për ndeshjen, por nuk njoftoi askënd. As protokolli nuk u njoftua. Qëndroi në një lozhë tyë rezervuar për personalitete.

Raportet me Vuçiç janë siç kanë qenë. Janë raporte të drejtpërdrejta. Nuk erdhi në samitin e Procesit të Berlinit sepse shkoi në Kinë. Unë e njoh Serbinë dhe e di se deri ku shkojnë raportet tona me Serbinë. Presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur unë. As fqinjin që kemi atje pas bjeshkëve nuk e kemi zgjedhur. Ne kemi vetëm mundësinë për të bërë paqe.

Ajo që humbet nga vonesa e paqes është Kosova. Kosova e ka fituar luftën dhe tashmë duhet të punojë për paqen. Ata që morën 5 milionë armatime dhe bënë atë që bënë dhe morën përgjigjen nga policia e Kosovës. Ndaj duhet që Kosova të bëjë hetime dhe të nxjerrë përgjegjësit” – tha Rama. /LAPSI.al



4 Comments

  1. O eshte budalla o tradhtar, nuk ka tjeter. Nga kush i moren ato 5 milion euro armature paramilitaret serbe dhe perse? Meqe Serbia humbi luften, pse nuk duhet te kerkoje demshperblim Kosova? Pse vllai jot Vucici ka me te rendesishme Kinen se Gjermanine?

    1. Ka edhe mundesi te trete: qe ti je budalla dhe nuk merr vesh nga keto gjera. Nuk te ka shkuar mendja te kjo mundesi? Gabim, shume gabim!

  2. Kjo është pika fundore e PD, ose e hallit që ka PD. I duhet shkuar fenomenit në rrënjë të veta, i duhen gjetur shkaqet. PD është një parti, kjo është PD. Herë bën 22, herë bëhen 25, herë bëhen 16 në anën tjetër. Shpeshherë, Luli gëzohet se bën 11, ose i bën 16, të gjitha këto janë të pasigurta, fluide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *