• |
ide | kryesore

Aksident i trefishtë në Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Klos, humb jetën këmbësori, Greqi



Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Cërrik me pasojë dy të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Shënkoll”, ku janë përfshirë 3 automjete, me drejtuesit Q. B., 60 vjeç, M. Q., 28 vjeç dhe J. S., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi Q. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *