• |
ide | kryesore

Gjinushi merr mandat të dytë si kryetar i Akademisë së Shkencave me 98% të votave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zgjedhjet u bënë në një proces të mbyllur, pa praninë e mediave dhe pa garë, ku Gjinushi, një politikan në pension, mori 98 përqind të votave.

Sipas zyrës së shtypit të Akademisë së Shkencave, nga 54 anëtarë të Asamblesë së ASH-së, morën pjesë në votim 53 anëtarë, nga të cilët 51 votuan pro dhe 2 kundër tij. Vetëm 44 anëtarë votuan fizikisht, ndërsa 9 të tjerë e dërguan votën e tyre me zarf, pasi nuk ndodheshin në Shqipëri.

Në këto votime u zgjodh gjithashtu në një mandat të dytë zëvendëskryetari Vasil Tole me 50 vota pro dhe 3 kundër. Gjinushi i quajti zgjedhjet demokratike dhe mbështetje për reformat që ai kishte ndërmarrë në 4 vjeçarin e parë në krye të akademisë.

“Secili kandidat ka në dorë veten e vet, dhe gjithkush ka qenë i ftuar, ligji ua jep të drejtën,” tha ai duke komentuar mungesën e garës.

Socialistët në pushtet ndryshuan disa herë ligjin për ASH-në duke i dhënë fillimisht Gjinushit mundësinë që të garonte për kryetar në vitin 2019 dhe më pas e ndryshuar sërish për t’i dhënë mundësinë që të merrte një mandat të dytë. Ndryshimet e fundit ligjore kaluan në Kuvend me një proces të kontestuar fort nga opozita, ndërsa vetë Gjinushi pranoi para Komisionit për Media dhe Edukim se kishte qenë inciator i këtyre ndryshimeve.

Anëtarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, i ka ankimuar këto ndryshime në Gjykatën Kushtetuese.

“Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialistë,” reagoi ajo të premten pas përfundimit të votimeve në ASH.

Sipas saj, zgjedhjet ishin një farsë dhe antiligjore, pasi mandati i tij kishte përfunduar me 18 korrik.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, por ligji i ri solli zgjedhjen në krye të saj të një Gjinushit, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate për më shumë se 2 dekada.

Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi të mbajë ceremoninë e betimit të Gjinushit duke vënë në dukje faktin se ai është një politikan dhe jo shkencëtar. Socialistët ndryshuan ligjin në mënyrë që të mundësonin betimin e Gjinushit në kuvend dhe jo në presidencë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë.

Në Korrik socialistët ndërhynë sërish në ligj duke hequr kufizimet e kandidimit për 2 mandate radhazi./ Blerina Gjoka për Reporter.al



8 Comments

  1. Keto jane votime,98%, njelloj si ne kohen e merumit.Ne fakt njerezit e races se tij jane pavarsisht ne kohe tjeter. Rrofte Ripjellja!

  2. Demokracia e Edvin mavijes me ministrat e komunizmit ne krye! Nuk ka ai vend djem e vajza te reja qe jane shkencetare ? Sigurisht qe ka po kucedra rilindje iu ka zene frymen!

    1. per tu qujt shkencetar me then te drjten duhen ca shum vite pune ca thinjka mbi te gjitha drejtim.
      thojuni djemkave cupkave te PD-s dhe PiSit, se, dhe po ti bojatisin leshrat, kane drejtimin e shtremt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *