• |
ide | kryesore

Gazetari e pyet për vrasjen e civilëve izraelitë, zyrtari i Hamasit ndërpret intervistën (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zyrtar i lartë i Hamasit u largua papritur nga një intervistë për BBC kur reporteri e pyeti se si grupi militant e justifikonte vrasjen e familjeve izraelite ndërsa flinin. Rreth 1,400 izraelitë u vranë kur Hamasi nisi ofensivën më 7 tetor ndërsa mbi 200 persona u morën gjithashtu peng dhe mbeten në Gaza.

Korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Hugo Bachega, pyeti zëvendësministrin e Jashtëm të Hamasit në Gaza, Ghazi Hamad, se si e justifikonte sulmin. Hamad këmbënguli se udhëheqja e Hamasit nuk kishte dhënë “asnjë urdhër për të vrarë civilë”.

Kur u shtyp për faktin se qindra civilë u vranë gjatë të ashtuquajturit operacion ushtarak, ai tha se “zona ishte shumë e madhe, kishte shumë civilë atje dhe pati përleshje dhe konfrontime”.

Gazetari sqaroi se nuk është një konfrontim i thjeshtë kur ata hynë në shtëpitë e njerëzve. Hamadi më pas u përgjigj: “Mund t’ju them se nuk kishim asnjë qëllim apo vendim për të vrarë civilët.”

Gazetari vazhdon duke pyetur: “Si e justifikoni vrasjen e njerëzve ndërsa ata flenë? Si e justifikoni vrasjen e qindra njerëzve?’ Si përgjigje Hamadi nxjerr mikrofonin e tij, ngrihet nga karrigia dhe thotë: “Dua ta ndaloj këtë intervistë”.

https://youtu.be/VAva9VM38uA



4 Comments

  1. Pu pu pu… cfare fytyre! Fytyra e urrejtjes!

    Normal qe i iken intervistes si zagar!

    Gazetari i BBC-se e ka vene me shpatulla per muri!

    🇮🇱🇮🇱🇮🇱

  2. Është një fytyrë e ngrysur që ka varrosur shumë të afërm
    Ti je një llapaqen portalesh .Po mjaft bërë si legen se e ke bo fytyren shuall opinge
    Këtë as po e mbron kush as ka pse ta shaje kush
    Ky prap e pagoi 1 me7
    Pra vrau 1400 i vranë 7800

  3. Ti ca ke? Pse merzitesh nga opinioni im?

    Duket sikur po flas per ndonje familjarin tat? Te therret gjaku?

    Ai eshte funksionar i nje organizate terroriste qe ka vrare e ka prere te pafajshem izraelite e gjithashtu perdor te vetet si mburoje kur Izraeli i kundersulmon. Ja pse ato numrat qe permend ti me lart.

    Ca ka ketu per kaq shume “kerkim per te me prek mua ne seder” nga ana jote?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *