• |
ide | kryesore

Ministri serb i Mbrojtjes: 90% e popullit do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit evropianë. Ai shprehet se në këto bisedime, të cilat ai i ka cilësuar të vështira, Serbia shmangi skenarin për të qenë fajtori dhe faktori përçarës.

“Asgjë nuk është e bukur dhe e lehtë për ne atje, as nuk do të dëgjojmë ndonjë gjë tepër të bukur dhe të lehtë nga ato biseda. E mira është që Serbia e shmangi atë skenar për të qenë fajtore, për të qenë një faktor përçarës, për të dashur konflikte, sepse ai skenar tashmë është përgatitur me qëllim që jo vetëm ta akuzojnë Serbinë, por edhe ta ndëshkojnë atë”, tha Vuçeviç për televizionin Happy.

“Ne nuk pranojmë asnjë formë të njohjes de jure apo de facto të Kosovës si shtet i pavarur”. Mund të flasim për gjëra të tjera, qoftë deklaratë doganore, vulë kjo apo ajo… Gjithçka që nuk shpie në pavarësinë e Kosovës është për ne diçka që mund të jetë temë në tryezë”, tha Vuçeviç.

Vuçeviç vlerësoi se 90% e qytetarëve do të donin të dëgjonin se Serbia refuzon gjithçka nga ai dialog dhe largohet prej tij, raporton gazeta serbe Danas.

“Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë dhe Metohi, por ne duhet ta dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova dhe Metohia në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 dhe se ne jemi de facto autoriteti ushtarak. atje ia lanë Kfor-it”, tha Vuçeviç.

Ministri i Mbrojtjes serbe vlerësoi se Kurti nuk ka ndërmend të formojë Unionin e Komunave Serbe (USO) dhe se do ta mbajë atë qëndrim të vendosur, si dhe se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në dialog dëshirojnë që ai të formohet jashtë kontekstit siç është konceptuar.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ditën e djeshme në Bruksel zhvilluan takime disa orëshe me të dërguarin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak, shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell, presidentin e Këshillit Evropian. Charles Michel dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe George Meloni.



9 Comments

  1. E egzagjeron nje cik fare.

    Por diku tek 70% po.

    Qe eshte edhe arsyeja kryesore perse bisedimet Kosove-Serbi jane ne vendnumero.

  2. Po or Vuceviq,kjo kishte me ndodhe ne se kane vdekur te gjithe Kosovaret dhe Shqiptaret kudo ne Bote.
    Dhe edhe ne se Europa e SHBA sebashku do te shuheshin.

    1. Te verteten thua ti, ne rregull je.
      Por Evropa ka mbyllur veshet.
      Si intereson se mbeteni agresor.
      Merret me Kosoven.

    2. Shqiptaret si brenda Shqiperise dhe Kosoves ashtu edhe jashte e kane treguar qe jane vetem dele dhe qe nuk e rruajne shume per “atdheun”…… Serbet nga ana tjeter kane treguar te kunderten….. Neve duhet tja puthim bythen Monica Lewinsky-it dite e nate qe ja mori ne goje Bill Clinton-it se Kosova per Europen dhe SHBA-ne nen Serbi do ngelej

  3. Keni mbetur ata që keni qenë nuk ju ze by tha vend doni tokën e tjetrit.
    Po ca ti bëj që kemi politikanë langaraqe që pa marrë asgjë në këmbim ju nxorrën në det në durrës gjë që nuk e keni fituar dot me gjak kur populli ynë nuk kishte buke të hante po kishte një pushkë në shpi dhe nje thirrje 7-70 që i përgjigjeshin të gjithe.

  4. SHUM PO SHTJELLONI FILOZOFIN E FJALES .VEPRAT E QARTESOJN VLEREN JU DINI NDONJE LUFT PERGJAT HISTORIS QE E KENI FITUAR ASNJEHER E PSE SEPSE PADREJTESIJA NUK TRIUMFON thotë:

    PERDERI SA NUK MUND TE ZHBENI KETO KRIJTERE QE JAN NE SISTEMIN E FUNKSIONIT NDERGJALLESOR INSTINKT IMUNITET MAS KOH ETJER PADREJTESIJA KUR ZHVILLOHET KA KETO KRITERE AKTIVE ZHVILLIMI NE TRE GJENDJET E ANGAZHIMIT .NE MENDIME KA STRESIN DHE SEMUNDJEN NE FJAL KA KUNDERSHTIME URREJTJE NE VEPRA KA REFLEKTIM PERPLASJE KOSTO E KUNDER E VERTETA JU MUND TI ZHBENI KURRSESI NUK NDOLL QE TE VRISNI DHE MOS TJU VRASIN NUK NDOLL QE TE FLISNI DHE TE MOS KUNDERPERGJIGJENI NUK NDOLL QE TE ANGAZHOHENI DHE PRISNI SIGURI DHE GJITHCKA DESHIRONI .KETO KARAKTERISTIKA NE ZHVILLIM NUK NDALOHEN ME PERJASHTIM TE HAKUT NUK NDOLL QE VRISNI DHE DO TJU PRESIN ME LULE MESOJENI MIR KET MESIM QE SE KENI BER NE SHKOLL QE ATE QE SDESHIRON TA BEJN KUSH MOS JA BEJ KUJT SE DO PAGUASH APO ATE QE DESHIRON PER TJETRIN CFAR DESHIRON PER VETE DESHIROJE DHE RESPEKTOJU DHE TJEREVE NESE DONI TE RUANI MIQESIN HIQNI VARESIN LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA QE PO JU FUT PERFUNDIMISHT ATY KU SDILNI DOT DHE NUK RINGRIHENI KURR ME PERSHKAK SE KOSTOJA E CMIMIT HISTORIK HAKU SHQIPTAR QE DO TU KAP DO JET NJE RRENIM PER JU VETZHGENJIM I PLOT SI KURR ME PAR NDOSHTA I URRENI KETO FJAL POR PO TE ANALIZONIT THELL DO ISHIT MIRNJOHES .PASI ESHTE NJE SHPETIM PER JU TANI PERPJEKJET NE PADREJTESI NDAJ NESH PRITJA E GJAT PER TE PERFITUAR DICKA DUKE PARE QE PADREJTESIJA ESHTE KRIJUAR KUNDER ATYRE QE E BEJNE NJE HUMBJE DESHTIM NDESHKIM VETSHKATRRIM I NGJAN KJO PRITJE NJELLOJ SI KAFSHA QE FUTET NE THERTORE DHE PRET RRALLEN ME U PRE NUK JENI VON TE NDRYSHONI DHE SHPETONI

  5. Ju edhe ju kuptojme qe jeni 90% pro se jeni barbar, po si ta kutojme vellain e Vucicit, Ramazan Ramen qe eshte ne sintoni 100% me 90%-shin tuaj?????

    Si duket Miladin Popovici i ka bere ndonje “nder” plakes se ketij skizofreni se ska mundesi tjeter.

  6. Fale kesaj mendesie perfunduat duke shkatarruar e coptuar Jugosllavine e sot vazhdoni te jeni faktore destabilizimi ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *