• |
ide | kryesore

Duçka tregon “McGonigal”/ A është Edi Rama nën hetimin e SPAK?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas katër orëve që u mor në pyetje në zyrat e SPAK, Dorian Duçka u buzëqeshi gazetarëve që e prisnin në dalje. Thuajse i kënaqur nga vëmëndja që po i kushtonin reporterët e kronikës u tha pak fjalë “Mund të pyesni Departamentin e Drejtësisë në Amerikë…” ndërsa largohej me nxitim për në mjetin e tij.

Këto pak fjalë mjaftojnë për të konfirmuar nisjen e hetimit të SPAK mbi aferën “McGonigal në Shqipëri”. Dihet se drejtësia amerikane u tregua e aftë të zbulonte vizitat e jashtëligjshme të Charles McGonigal në Shqipëri, arriti ta hetojë atë mbi marrëdhënien me oligarkun rus Oleg Deripaska dhe ta detyrojë të pranojë fajësinë për të dyja çështjet. Ndërkohë në Shqipëri “faji mbeti kopil”.

Edhe kryeministri Edi Rama në një intervistë në Shkurt të këtij viti tha se asnjë hetim nuk ekzistonte dhe se askush nuk e kishte kontaktuar në lidhje me këtë çështje.

Por paraqitja e Dorian Duçkës në SPAK dhe marrja e tij në pyetje për 4 orë tregon se diçka ka lëvizur në aferën ku Edi Rama përmendet 14 herë dhe ku tregohet se si ai ndërtoi një marrëdhënie okulte me ish-shefin e FBI së New York-ut me qëllim shkatërrimin e opozitës.

Roli i Duçkës në hetimin e Bashës

Dorian Duçka pati rol kyç në raportin mes Ramës dhe McGonigal. Që nga prezantimi, tek takimet në Tiranë apo nisja e hetimit të FBI-së mbi Lulzim Bashën, i cili atëherë ishte në krye të opozitës dhe kandidat për kryeministër.

Duhet kujtuar se para zgjedhjeve të vitit 2017, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në SHBA, ku takoi edhe presidentin Donald Trump. Me pagesën e mbi 600 mijë dollarëve siguroi një foto me Trump, disa takime me kongresmenë dhe disa intervista në mediat pranë Partisë Republikane. Paratë që pagoi për lobimin nuk arriti t’i justifikojë asnjëherë. Vizita në SHBA iu kthye në boomerang në vitet që pasuan.

Në akt-akuzën kundër “McGonigal”, Dorian Duçka emërtohet si “Personi B”, ai është këshilltar i kryeministrit Rama dhe përfaqësues i një konglomerati kinez. Bashkë me biznesmenin Agron Neza ngjizi një marrëdhënie “ëin-ëin” mes kryeministrit të Shqipërisë dhe ish-shefit të FBI-së.

“Shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Personi B shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare” ishte prezantimi i parë, që i bëhet në dosjen e prokurorëve amerikanë Dorian Duçkës.

Shtator  2017. Takimi i parë Rama-McGonigal në kryeministri. McGonigal i kërkoi Ramës një favor për licensat e naftës. Më vonë, Rama e mohoi prezencën e Duçkës në takim, por dosja e prokurorëve amerikanë ishte e qartë. Duçka ishte prezent në takim.

“Në 9 Shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u takua me Personin B (Dorian Duçka) dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të Personit A (Agron Nezës), i pandehuri McGonigal e paralajmëroi kryeministrin e Shqipërisë të shmangte dhënien e licencave të naftës në Shqipëri për kompanitë ruse. Personi A dhe Personi B kishin interes në vendimmarrjen e qeverisë shqiptare për dhënien e licensave të naftës. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit të Shqipërisë një kapele në prezencë të personit B, si shenjë e vlerësimit të tij” thuhej në akt-akuzën, për të cilën McGonigal ka pranuar fajësinë.

Pasi mbaroi punë në Tiranë, ish-shefi i FBI-së u kthye në ShBA. Disa ditë më vonë, Agron Neza i jep 225 mijë dollarë. Në nëntor të po atij viti, lobisti Nick Muzin deklaroi në SHBA paratë me të cilat Lulzim Basha e kishte paguar për lobimin.

Informacioni është publik. Qindra mijëra dollarë nuk ishin deklaruar nga Lulzim Basha në KQZ. Origjina e tyre është mister. Rama kontakton me McGonigal. Nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë vihen në dispozicion të FBI-së dokumentat e nevojshëm për nisjen e një hetimi. Dorian Duçkës i ngarkohet një detyrë tjetër, akoma më specifike.

Prokurorët amerikanë kanë zbuluar se Dorian Duçka i serviri McGonigal dëshmitarë mbi paratë që kishte paguar Lulzim Basha për lobimin në SHBA. Këshilltari i kryeministrit, Dorian Duçka pagoi shpenzimet e udhëtimit të tyre jashtë vendit.

“Personi B më vonë ndihmoi për organizimin e një takimi mes zyrës së FBI në New York dhe dëshmitarëve në Europë dhe -mes të tjerash- ai pagoi shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarëve” thuhet në paragrafin 42 të akt-akuzës.

Se kush janë dëshmitarët që Duçka i çoi FBI-së, kjo mbetet mister. Por mister ka mbetur edhe arsyeja se përse Duçka u përfshi në hetimin e financimit të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA.

Afërmendsh, ai ka kryer një detyrë që iu ngarkua si këshilltar i kryeministrit. Këtu vijmë tek roli i Ramës.

Roli i Ramës në hetimin e Duçkës

Askush nuk mendon se këshilltari i kryeministrit i hyri me kokën e tij ndërmarrjes për të goditur partinë kundërshtare në opozitë. Logjika e do që në këtë skemë e futi shefi i tij.

E vërteta është se Dorian Duçka ka qenë dëshmitar edhe në takime të tjera mes Edi Ramës dhe Charles McGonigal në Tiranë. Ja çfarë shkruajti New York Times në lidhje me të, pasi afera McGonigal doli në dritë:

“Në nëntor, pasi z. McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe z. Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që e kishte marrë me vete në Austri (për llogari të Tom Doshit-shënimi i Lapsi.al), për të nisur një hetim të mundshëm ndaj një lobisti, që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje tek Presidenti Donald J. Trump”.

Për nga detyra që iu ngarkua, kuptohet se Dorian Duçka është një ndër njerëzit më të besuar të Edi Ramës. Që në vitin 2015, kur Rama hapte ekspozita në shtete të ndryshme, rezulton se konglomerati kinez për të cilin punon Duçka, financoi ekspozitën e Ramës në Hong Kong.

Lexo edhe: Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në

Lexo edhe: New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri!

Lexo edhe: Misteri i dëshmitarëve që kryeministria i serviri FBI-së kundër Bashës

Marrëdhënia e tyre ka vazhduar deri vonë, kur Duçka u shfaq si një ndër shoqëruesit e Ramës në udhëtimin me tren që ky bëri në Ukrainë në fillimet e luftës.

Por çuditërisht, pas skandalit “McGonigal” Rama foli për Duçkën si për një zyrtar të rëndomtë.

“Përsa i përket personit tjetër ka qenë zv/ministër i energjetikës koalicionin e 2013 dhe më pas ka punuar pranë meje, pa pagesë’, tha Rama, kur u pyet për herë të parë mbi këtë çështje.

Edhe gjatë një interviste tek “Të Paekspozuarit” kur u pyet për Dorian Duçkën u shmang nga një përgjigje shteruese, duke bërë sikur nuk dinte gjë se ai i çonte dëshmitarët kundër Bashës ish shefit të FBI-së.

“Z.Duçka ka qenë këshilltar i im i jashtëm. Person privat. Puna e tij ç’ka paguar e ç’nuk ka paguar e për kë ka paguar, por ai nuk është nën akuzë dhe këto janë situata që…”.

Roli i Gaz Bardhit në hetimin e Ramës

Hetimin e Edi Ramës për koruptimin e Charles McGonigal e kërkoi fillimisht Gazment Bardhi. Në janar të vitit 2023, kreu i grupit parlamentar të PD-së depozitoi një kallëzim në SPAK me pretendimin se Rama kishte korruptuar Charles McGonigal dhe duhej hetuar për këtë.

Në fund të shtatorit, pasi McGonigal pranoi fajësinë në gjykatat amerikane, Gazment Bardhi kërkoi informacion mbi hetimet dhe në letrën drejtuar Altin Dumanit kujtonte se: “Rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit”.

Çfarë ka bërë deri tani kreu i SPAK, Altin Dumani? Çfarë përgjigje i ka kthyer ai Gazment Bardhit në lidhje me hetimet?

Kur u pyet për këtë çështje nga gazetarja Elona Meço, Bardhi foli me tone optimiste, përgëzoi Dumanin për punën që kishte kryer dhe e ftoi të shkojë më tej.

“E kam një përgjigje. Pasi McGonigal pranoi fajësinë, iu drejtova me një memo drejtuesit të SPAK. Kam marrë një përgjigje. Dua ta përgëzoj drejtuesin e Prokurorisë për përgjigjen korrekte që më ka kthyer. Për fat të keq, po themi, tuajin si gazetare që doni të bëni lajm në këtë rast, mua më është vendosur detyrimi për të mos bërë publik informacionin që kam marrë nga SPAK dhe unë dua ta respektoj atë detyrim, që më kanë vendosur në përcjelljen e informacionit mbi çështjen konkrete. Dua ta nxis SPAK-un të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Kaq mund të them për këtë çështje. Nuk mund të konfirmoj asgjë tjtër për sa kohë më është vendosur një detyrim ligjor për të mos publikuar informacionin që në përputhje me ligjin, SPAK më ka përcjellë” ka thënë Bardhi.

Hapat që ka ndërmarrë SPAK për hetimin e aferës McGonigal në vendin tonë nuk dihen. Thirrja e Dorian Duçkës tregon se një përpjekje sapo ka nisur për të zbardhur të vërtetën. Sigurisht, që ajo do të mbetet gjysmake, nëse nuk shkohet tek Edi Rama./Lapsi.al



30 Comments

  1. Pirdhni se liroheni.400 miljon eurot e cez dias do zbulohen me patjeter nga spak se kush I ka grabiturdhe ku I ka cuar .Edi kryeminister edhe ne 2029.

    1. Do të jetë kryemuti i haleve të burgut i shoqëruar nga ty si patronazhmutrash të burgut dhe si i tillë do paguhesh nga milionat e cez diad .

    2. Po a thate qe SPAKU eshte nen urdherat e Rames per Berishen?? Si qenka Rama ne hetim. Ndajeni mendjen o e ka o se ka Rama SPAKUN

      1. Spak ben sikur heton kaq….. meso te lexosh gjithsesi. Ceshtja esht ne USA kuptohet roli i rames po ata nuk do merren me pordhet tona te brendshme. dmth ramen

    3. O Lapsi, o Lapsi!
      Booo!
      Po nuk u thirra për Meckgonigalin, mo trim.
      Pse i bini kot legenit?
      U thirra për çështjen e ÇEZ- DIA.
      Për këtë pyesni, Ilir Metën dhe Xen Berishën.
      Ku hyn Rama ktu?

  2. Cfare jeni ju qe gjykoni American.Tamam,si Oto Kaci I Shvejkut.
    Kush ja u jep tagrin per te marre rolin e hetuesit American,rrini urte e merruni me gomerete e shqiperise.
    SPAKU nuk e ka tagrin nderkombetar po eshte njelloj si tregu fshatar.
    Me Kara se JU te Lapsit nuk I gjen.
    I zoti se sheet ,tallalli e jep.
    Kalemxhinj kalamajsh,..
    Po pati gje Rama as qe pjerdh njeri per JU,por direkt si Berishen e kapin per by the,
    JU vetem gervishni sumen dhe beni artikuj ciliminjsh.
    A thua ka njerez ne mars,me siguri qe ka se Ducka doli I skuqur dhe me djerse nga nevojtorja e grave?
    Pse doli dhe a e fshiu sumen apo e lau me uje>>>>>>>>>

  3. DUCKA HIQ GERMEN D DHE ZEVENDESOJE ME K KAQ !THONE ME TE DEGJUAR E KAN KY KUCKA BEN BIZNEZ NE QINE ME DJALIN NE TE ZGJUAR NE BOTE!! A. E. GJENI. KUSH. ESHTE. KY. DJALE. ?? UAAAA. CFARE. LIDHJESH KA KUCKA PRA DUCKA.

  4. Do bejne hetim si per inceneratoret e aferat e tjera per te shty radhen e me Ramen as do merret kush.

    E mbyllin ceshtjen para zgjedhjeve.

    Lideri na del deri na del viktime e qelibar.

  5. Një grup i madh prokurorësh nga të gjitha shtetet e SHBA, inicioi hapjen e hetimeve për funksionarin e lartë të FBI, McKonigal me dy akuza konkrete,
    E para për lidhjet e tij me biznesmenë rusë dhe e dyta se në mënyrë korruptive bashkëpunoi me Ramën e agjentë të tij si Duçka për të sulmuar Bashën për “paratë misterioze” siç i cilëson Lapsi, që paskej përdorë për të takuar Trump.
    Para gjykatës amerikane, McKonigal i pranoi fajet e tij për këto veprime korruptive.
    Sa i takon Bashës, paratë që ka “përdorur” ai për të patur një takim me Donald Trump, duke patur parasysh që në SHBA në pushtet është partia demokrate, kundërshtare e egër e Trump, sipas mendësisë shqiptare , duhej të kishte ndodhur e kundërta.
    Drejtësia amerikane do të kishte bërë fajtor Bashën e “shpëtimtar” Ramën, por akuza pati si formulim makinacionin e pandershëm korruptiv midis McKonigal e Ramës, për të dëmtuar opozitën të drejtuar nga Basha e jo nga Berisha siç e komenton ai dhe mbështetësit e tij.
    Lapsi për korrektesë faktesh duhet të na skjaronte se përse Berisha ju bashkua akuzave të Ramës, Ballës e McKonigal kundër Bashës, kur drejtësia e SHBA bëri të kundërtën duke akuzuar ata e jo Bashën për korrupsion ?
    Në këtë rast, llogjikisht ishte Berisha “peng i Ramës” e jo Basha siç e akuzon me epitetin “Lulzim pengu”.
    “600 mijë dollarë misteriozë” shkruan Lapsi , kur kjo ngjarje është hetuar e drejtësia amerikane nuk ka gjetur asgjë “misterioze” veçse abuzime korruptive të Ramës e oficerit të lartë të FBI.
    Sëpari ka një abuzim flagrant me përmendjen e shifrës së lobimit që shkon nga 150 mijë në 600 mijë e së dyti, edhe nëse paskej “dhuruar” Basha 600 mijë dollarë për të takuar z Trump, e sigurtë është se Basha këto para nuk i ka pasur nga ndonjë aktivitet kriminal në xhepin e tij, por ashtu edhe siç ka deklaruar, kanë qenë para të dhuruar nga shqiptaro-amerikanë mbështetës të Partisë demokratike.
    Lobimi i komuniteteve tek liderët amerikanë për të pasur mbështetje për vendin e tyre, është një fenomen i zajonshëm.
    Veprim i paligjshëm e deri në komedi ishte ai i Edvin Ramës që me paratë e një greku e me flethyrjen e gruas së një shqiptari, u fut në Shrëpinë e Bardhë për të takuar Obamën.
    Të dy këta persona , drejtësia amerikane i dënoi, kurse për paratë e lobimit për opoziën e Shqipërisë, nuk dijmë që drejtësia të ketë ndëshkuar ndonjë shqiptaro-amerikan.
    Për Bashën nuk kemi dëgjuar asnjë akuzë konkrete për korrupsion veç mllefit të madh të Ramës kundër tij, që arriti të përfundojë Rrugën e Kombit që sipas dymetroshit, ashtu si Kosova e Veriut ishte “tokë e askujt”, edhe siperstrada që lidhi dy pjesët e ndara të kombit tonë , ishte sipas deklaratës së tij “rrugë që nuk të shpie gjëkundi”

    1. Po o loqe e Bashës , por çështja “Toyota Yaris” është proçes i hapur në Belgjik dhe Ram drogmadhi në çdo moment mund t’i vërë prangat loqeve të Bash djallëzis , që kurrë nuk u bë burrë me bole në politik , por mbeti tradhëtari që shiti idealet e mbarë demokratëve dhe shokëve të tij në krah dhe në fund i mbeti vetëm koka e zezë që nuk lëviz i qimja nga llaku me të cilin i mbyt peng i përhershëm i krim rilindjes .

      1. Unë nuk dij që “belgët” të komentojnë me l….e.
        Sa për çështjen Toiota Yaris, nuk ka as në Belgjikë e as në Shqipëri ndonjë akuzë se paratë që u kapën në doganë, i takonin Bashës.
        Dyshimet kanë qenë e vazhdojnë të jenë se ato para kishin të bënin me Taulant Ballën e ndoshta Basha bëri gabimin emocional që ja përplasi këtë akuzë Taos në mes të sallës së parlamentit.

  6. Nqx eshe e vertet i bie qe nuk qeka SPAK-u partis. Cka ai Saliu qe ka frik te shkoj aty, si e ka hallin ky burri i shtetit qe nuk njef shtetin?

  7. Gjithë bota normale ka njohur revolucione demokratike, revolucione popullore, revolucione shoqërore, revolucione socialiste, revolucione trendafilash apo tulipanësh, kurse Shqipëria shpik “revolucionin personal” të bajraktarit, të beut, të agait, të feudalit, të padrinos, të don…tribusë.

    Shpikja idiote shqiptare e “revolucionit personal”, ku për pordhët e bajraktarit një skotë opingalëpirësish të prijsit janë gati të hedhin në erë ligjet, organet e drejtësisë dhe vetë shtetin.nje shkrim per qoke te salihut,qe nuk je vetem ti ne hetim salih por dhe rama,pse se shkoje ducka ne spak,gallate e shkulLlakut me shpellkaret e salihut te tipit Re Bo

  8. “Mbreti vdes”.

    Duke qenë se u aludua se ky postim i Bashës, ishte një simbol dhe për Berishën, Gjekmarkaj shkruan se mbreti vërtet vdes një ditë, por eunuku nuk mund të behet mbret.

    “”Mbreti po vdes”

    1. Gjekmarkaj përpiqet të bëjë duel letrar me Ramën në stilin e tij, por nuk ja ka haberin politikës.
      Nëse krahasojmë përplasjet e debatëve të Bashës me Ramën në parlament, është më shumë Gjekmarkaj që luan eunukun e bojaxhiut.

      1. Nuk po behet fjale per nivel ligjeratash.
        Te gjatin e kemi mjeshter.

        Por per te verteta.
        Dhe ne kete rast ky shkronjesi ka thene te verteten.

        Me cfare stili pastaj nuk ka rendesi.

  9. Unë nuk dij që “belgët” të komentojnë me l….e.
    Sa për çështjen Toiota Yaris, nuk ka as në Belgjikë e as në Shqipëri ndonjë akuzë se paratë që u kapën në doganë, i takonin Bashës.
    Dyshimet kanë qenë e vazhdojnë të jenë se ato para kishin të bënin me Taulant Ballën e ndoshta Basha bëri gabimin emocional që ja përplasi këtë akuzë Taos në mes të sallës së parlamentit.

  10. Rama urdhëroi të shkelen rregullat e Kuvendit dhe të përjashtuarit të mos rrinë te dera, por të futen brenda dhe të hipin mbi karrige.

    Duke qenë se “Revolucioni” nuk tremb më askënd përveç vetvetes, Rama si mjeshtër i gallatës dhe i humorit që është, e shuan atë me pështymë.

  11. “Revolucionin personal” e shpikën mendjet e rritura me ujqit dhe çakejtë në skërkat e maleve. Është e natyrëshme që pas kultit të individit, i cili pas diktaturës u ruajt dhe u forcua nga qeveritë pseudodemokratike, të lindte kreatura e përbindëshme e “revolucionit personal” të prijësit me moton “pas meje apokalipsi” – shkruan Murati.

  12. Shoh lloj lloj komentesh me manalla, me palla me loqe , me revolucione etj., po asnjeri nuk flet tamam me fakte.
    Sa per kujtese per te gjithe patronazhulcat:
    A ju ka rene ndermend ndonjehere te pyesni pse i del gjithmone emri rames neper keto “marifetet” me te huajt, kryesisht ne USA ?
    A ju kujtohet fotoja me Obamen, sikur thane qe i kishte dale emri ne nje hetim federal per shkak se ishte paraqit si bashkeshortja e taksixhiut Bilal ne Nju Xhers ??? Sikur u denua njeri me 4 muaj burg dhe nxorri disa emra nder te cilet ishte edhe emri i ketij lugatit…..
    A ju kujtohet kur i thonin qe je deri ne fyt me nje zyrtar amerikan dhe doli qe ishte ky xhaxhi MCgonigal….. . Edhe ketu sikur i doli emri ketij lugatit….. Hetimi qe eshte bere edhe ne kete rast eshte hetim federal.
    Tani e kuptoni ne sa hetime federale i ka dale emri ketij ????
    Dhe disa patronazhulca qe me merren me zhuridik duhet ta dine qe xhaxhat matane detit kur te fusin emrin ne hetime federale te marrin si pako postale dhe “ta bejne llogarine atje” …
    Per mendimin tim per keta qe ka arrestuar e do arrestoje SPAK ne Shqiperi mos u beni merak o patronazhulca, behuni merak per “drunin tuj” te shtrember

  13. “Pordhë bajraktari dhe opingalëpirës”! Pse sillet kështu Saliu? Diplomati i njohur ka një përgjigje për “shtetin dhe mendjet e rritura maleve”

  14. “Pordhë bajraktari dhe opingalëpirës”! Pse sillet kështu Saliu? Diplomati i njohur ka një përgjigje për “shtetin dhe mendjet e rritura maleve”Kur salihu serb dhe vajza serbe e Lirise del dhe flet me fjalet e babait salih tregon sa zgjuarsi ka kjo serbe kriminele kur mbron babain e tij serb qe shkatarroje kete vend vrau si nje serb cetnik dogji kete vend me porosi te serbise dhe si agjent ekselent serb beri gjithcka qe ky vend te mos bente perpara,e vodhi deri ne themel kete popull per 30 vjet,tani vajza beri avokaten e babait te tij serb,pranoje qe ne familja berisha e njohin proceduren dhe kemi cuar ceshtjen e babit serb salih ne apel,por tha babi nuk praqitet ne gjykate,salihu trashigimine politike do ja trashegoje vajzes me nene serbe arGrida te salihut.nga klan te Grida.antarja me e re ne Klanin kriminal e mafioz Trusti i Geshtenjave qe udhehiqet sot nga serbe.

  15. filluan debatet: “Jo si ta largojmë profesorin, pedagogun e lëndës kryesore të psikiatrisë?”

    Ilir Gjylbegu, obstetër gjinekolog, i thotë:

    “Më falni unë kam një vërejtje. Po mirë kush do ta kurojë Berishën po e çuam Ulvi Vehbiun në Elbasan?”

    Nuk e kishte me shaka, e kishte me të vërtetë sepse ai e dinte që Berisha ishte pacient i Ulvi Vehbiut”, u shpreh zoti Reso.

  16. Çjane more ca me emer e ca pa emer me komente boshe, kaq interesa te ngushta apo kaq shume perfitime kane nga ky shtet! Pse nga vime ne nga marsi qe nuk ju shohim perdite se çbehet ketu sa fallsitet dhe hajdutllek ka , si jetojne pushtetaret dhe sa shpenzojne prandaj qepeni se sja i var dhe sju besojne shume shume ju fusin ndonje te share

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *